Roje Pyelli

vushtrri
Komuna e Vushtrrisë
Publikuar më
26/02/2021
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 79 dhe 80 të Ligjit NR.06/L-149 për Zyrtarët Publik, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të kërkesës nr.184/20, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
  • Drejtoria: Drejtoria për Ekonomi Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Titulli i vendit të punës:

  1. Roje Pylli;
  • Numri i Pozitave: Një (1);
  • Lloji i Pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës:
  • Titulli i Mbikëqyrësit: Udhëheqësi i Sektorit për Pylltari;
  • Grada/Koeficienti: Koeficienti – 4.5;
  • Orët e punës: 40 orë në javë;
  • Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar;
  • Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;

Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive;

  • Ruajtja e pyjeve si resurse kombëtare;
  • Ruajtja e pyjeve nga vjedhjet, shkatërrimet, dëmtimet etj;
  • Ruajtja e pyjeve private nga prerjet ilegale;
  • Ruajtja e kufijve të terrenit pyjor ;
  • Parandalimi i gjuetisë ilegale;
  • I kryen procedurat e qarkullimit të masës drunore;
  • Bënë fletëparaqitje për dëmtuesit e pyjeve;
  • Për punën e tij i përgjigjet Udhëheqësit të Sektorit të Pylltarisë dhe Drejtorit të Drejtorisë.

Kualifikimi profesional, aftësitë:

Shkolla e mesme e kryer; Trajnime nga fusha përkatëse.

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e shkollës së mesme – (kopje);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje) dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje).

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, prej datës 26.02.2021 deri 12.03.2021.

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës, diplomat duhet ti kenë të nostrifikuara, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks- gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme

Roje Pyelli (2)   Gjakovë e re
12/05/2021
Roje Pyelli (2)   Podujevë
04/05/2021