
- 1 listim aktiv (shiko)
Përshkrimi
Ne pajtim të nenit 68 dhe 80 të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publik, neni 8 paragrafi 1 dhe 2 dhe neni 10 nënparagrafi 2.1, i Ligjit nr.03/L-212 të Punës, si dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpall;
KONKURS PUBLIK
- Institucioni: Komuna e Mitrovicës
- Drejtoria: Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve
- Titulli i vendit të punës: Roje pylli – dy (2) pozita
- Përiudha e kontratës; Në kohë të pacaktuar
- Kategoria funksionale/Koeficenti: 4.5
Qëllimi i vendit të punës: Mbrojtja e pyjeve nga prerja ilegale, mbrojtja nga zjarret, uzurpimet dhe të gjitha llojet e dëmtimeve, duke përfshi edhe produktet dytësore pyjore si dhe faunën pyjore në terenin e tij përkatës.
Detyrat dhe përgjegjësitë Detyrat
- Angazhimi i drejtperdrejt në mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve natyrore;
- Evidentimi i të dhënave në ditarin e punës dhe librin e cungjeve;
- Angazhimi dhe pjesëmarja direkt në konfiskim dhe aksione bë bazë të planit të shefit të njesisë;
- Parashtrimi i fletparaqitjeve për vjedhje pylli, dhënia e shenimeve udhëheqësit për procedurë të mëtutjeshme;
- Shërbim të pronarëve të pyjeve private me vulosje dhe paisje me dokumentacion përcjellës të masës drunore;
- Informimi i personave përgjegjës për mbrojtjen e pyjeve nga vjedhje, uzorpimet, zjarret, sëmundjet dhe pjesëmarrje direkte në parandalimin e tyre;
- Bashkëpunimi me teknik dhe me shefin e njësisë për mbrojtjen e mirëfillt të pyjeve;
- Kryen punë tjera në harmoni me detyrat dhe përgjegjësit e tij të punës kohë pas kohe sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Shkollimi i kërkuar: Përgatitja e mesme shkollore.
Dokumentet e kërkuara;diplomë e shkollës së mesme e noterizuar, kopje e leternjoftimt, extrakti i lindjes, si dhe dëshmi nga gjykata se nuk jeni i denuar apo nën hetime.
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen: Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune, aftësi vendimmarrëse, raportuese dhe i gatshëm të marrë përgjegjësi.
Informata të përgjithshme :
Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Data e njoftimit në veb faqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt; 11.11.2020 deri me dt;10.12.2020, ndërsa data e aplikimit është nga data 11.12.2020 deri me datën 25.12.2020. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks- gov.net/mitroviceejugut/ Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.