
Përshkrimi
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në fabrikën e ujit në Drelaj (Rugovë), Pejë.
ROJE
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Kujdeset për sigurinë e hapësirës së objekteve të kompanisë brenda dhe jashtë saj.
- Ndihmon depoistin sipas nevojës në kryerjen e detyrave të tij ditore.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme.
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Si të aplikohet:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 4 prill 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.