Roje

komuna istog e1558652144905
Komuna e Istogut
Publikuar më
22/07/2021
Qyteti
Istog
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.067 L-114 për Zyrtarët Publik, si dhe nenit 8
të Ligjit Nr.037 L-212 të Punës, Komuna e Istogut shpall:

KONKURS

Institucioni: Komuna e Istogut
Drejtoria: Drejtoria për Administratë Komunale
Titulli i vendit të punës: Roje Laure në Autoparkun e Komunës
Numri i pozitave : 1 ( një )
Lloji i Pozites: Niveli Administrativo-Mbështetës
Titulli i Mbikëqyrësit: Udhëheqësi i Sektorit Administrativ
Grada/Koeficienti: Koeficienti 5
Orët e Punës: 40 orë në javë
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar
Kohëzgjatje e periudhës provuese: Gjashtë (6) muaj

Përshkrimi i detyrave dhe Pëgjegjësive:

  • Kontrollon dhe monitoron autoparkun e komunës
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen , dhe fuksionimin e laurës
  • Kontrollon dhe verifikon çdo hyrje dalje të automjeteve zyrtare
  • Ndalon parkimin e automjeteve të tjera pa lejen e eprorit të cilit i përgjigjet
  • Pas përfundimit të orarit të punës, ju dorzon në gjendje të rregullt rojes së objektit dhe e
    njofton me numrin e automjeteve
  • Kryen punë dhe detyra tjera të parashtruara nga mbikëqyrësi, Udhëheqësit të Sektorit
    dhe Drejtorit të AK.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për konkurim - punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgaditjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë për kryerjen e detyrave të punës.

Kualifikimi profesional, aftësitë:

  • Përgaditja shkollore e mesme, përvojë profesionale së paku 3 vite:
  • Shkathtësi të shkelqyeshme të komunikimit në gjuhën zyrtare,
  • Aftësi për të hartuar informatë, njoftime, shkresa dhe korrespodencë tjetër.

Dokumentet e kërkuara:

  • Dëshmia përkatëse për posedimin e diplomës së shkollës së mesme,
  • Dëshmi të përvojës së punës:
  • Dy rekomandime,
  • Letërnjoftimi,
  • Ekstrakti nga libri amë i të lindurve:
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende ( të
    Punësuarit)
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime

Konkursi mbetet i hapur: 8 ditë 22.07.2021 prej datës deri 30.07.2021.

Kandidatët e interesuar aplikacionet mund ti marrin në formë fizike, çdo ditë pune, në
Qendrën për Shërbime me Qytetar, dhe të plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim
me Qytetarë, zyra nr.100- kati i parë, në ndërtesën e Komunës.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hynë në listën e ngusht do të ftohen në intervistë.Diploma duhet të jetë e noterizuar, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të
aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë të plotësuar
këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës
së Kosovës

Aplikacionet e dorzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e pakompletuara refuzohen. Rezultatet shpallen në vreb faqe e komunës dhe linkun https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme

Roje Objekti   Klinë
20/09/2021