Roje

hidrodrini 1 e1600241647201
KRU Hidrodrini
Publikuar më
08/12/2020
Qyteti
Pejë
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.03L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0772017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë publikon këtë :

KONKURS

Pozita: Roje në Radavc Njo Pejë .
Ekzekutues:1 (Një)
Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore ), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarëve ,

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Te zbatoje me korrektësi dhe përgjegjësi disiplinën në pune dhe zbatimin e detyrave të ngarkuara;
  • Të raportoj mbi gjendjen e lënë, gjatë ndrrimit të tij.
  • Në rast të Avarisë ne Kompani të ndërmerr masa preventive.
  • Të raportoj me kohë për çfarëdo defekti në paisje.
  • Të mbajë vendin e punës te pastër dhe të rregullt.
  • Të mos lejoj personat e paautorizuar të hynë në objekt.
  • Për çdo rast të rrezikut të informoj menaxherin dhe organet përgjëgjëse.
  • Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikqyrësi:

Kërkesat Kualifikimet Profesionale:

  • Diploma e shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune në kohëzgjatje prej I viti, në punë të ngjajshme
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese
  • Kopja letërnjoftimit
  • Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime
  • Dëshmi për përvojën e punës:

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini “Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini” Nr.156 Pejë dhe web — faqen “ Hidrodrini” Sh. A, www.hidrodrini.com .

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës,dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët,

Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr,“ Lekë Dukagjini“ nr.156 - Pejë (afër Patrikanës së Pejës).

Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe web — faqen www.hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohe. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen .

KRU “ Hidrodrini” Sh. A.ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Listime të ngjashme

Roje   Pejë e re
20/01/2021
Roje Pylli   Gjakovë
07/01/2021