
Përshkrimi
Ftesë për Oferta
- Punëdhënësi: Ministria e Ekonomisë (ME), Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE)
- Projekti: Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme PKEEER)
- Titulli i kontratës: Ritender - Renovimi i 12 ndërtesave.
- Vendi: Prishtinë, Kosovë
- Nr. i Huasë /Nr. i Kredisë / Nr. i Grantit: 55080XKRFB
- Nr.: KEEREP/1A6-R
- Lëshuar më: Qershor 06, 2022
Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit (MEE)/ Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE), ka pranuar financimin nga Banka Botërore për koston e Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme (PKEEER), dhe synon të aplikojë një pjesë të shumës për pagesat sipas kontratës për: Ritender - Renovimin e 12 ndërtesave.
Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit (MEE), Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE), tani i fton ofertuesit e kualifikuar që të dorëzojnë ofertat e mbyllura për: Ritender - Renovimin e 12 ndërtesave.
LOTI 1
1 Pjesa lidhëse ndërmjet Klinikës së Kirurgjisë dhe ORL-së, Prishtinë,
2 Klinika e Pediatrisë, Prishtinë,
3 Psikiatria e Fëmijëve, Prishtinë,
4 Instituti Onkologjik, Prishtinë,
5 Klinika e Kirurgjisë, Prishtinë,
6 Psikiatria Intensive, Prishtinë.
LOTI 2
1 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Prishtinë,
2 Instituti Meteorologjik i Kosovës, Prishtinë,
3 Zyra e Punësimit, Gjilan,
4 Objekti i Fizioterapisë dhe Objekti Ambulator DAT, Prizren,
5 Ndërtesa e Patologjisë dhe Morgut, Prizren,
6 Spitali i Psikiatrisë, Gjakovë,
Ofertimi do të zhvillohet nëpërmjet prokurimit konkurrues ndërkombëtar duke përdorur Kërkesën për Oferta (RFB) siç specifikohet në “Rregulloret e Prokurimit për Huamarrësit e IPF-së Udhëzimet: Prokurimi i Mallrave, Punëve dhe Shërbimeve Jo-Konsulente për Kreditë e IBRD-së si dhe Kreditë dhe Grantet e IDA-s nga Huamarrësit e Bankës Botërore Janar 2011 (“Udhëzimet e Prokurimit”), dhe është i hapur për të gjithë ofertuesit e kualifikuar siç përcaktohet në Udhëzimet e Prokurimit. Përveç kësaj, ju lutemi referojuni paragrafëve 1.6 dhe 1.7 të cilët përshkruajnë politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit. (“Rregulloret e Prokurimit”), dhe është i hapur për të gjithë Ofertuesit e kualifikuar siç përcaktohet në Rregulloret e Prokurimit.
Ofertuesit e interesuar të kualifikuar mund të marrin informacione të mëtejshme në adresën e paraqitur më poshtë dhe të inspektojnë dokumentet e ofertimit gjatë orarit të punës nga ora 09.00-16.00h.
Një komplet i plotë i dokumenteve të ofertimit në gjuhën angleze mund të merret nga ofertuesit e kualifikuar të interesuar pa pagesë me rastin e dorëzimit të një aplikacioni me shkrim (përmes e-mail-it) në adresën e mëposhtme duke filluar nga data: 06 qershor 2022.
Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme në ose para orës 14:00h, sipas kohës së Kosovës, më Korrik 04, 2022. Ofertimi elektronik nuk do të lejohet.
Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen publikisht më Korrik 04, 2022 në ora 14:00 h sipas kohës së Kosovës, në prani të përfaqësuesve të përcaktuar të ofertuesve dhe kujtdo që zgjedh të marrë pjesë, në adresën e mëposhtme.
Të gjitha ofertat duhet të shoqërohen nga një Sigurim i Ofertës, në shumën prej:
LOTI 1: 34,000.00€
LOTI 2: 22,000.00€
Vlefshmëria e sigurimit të ofertës do të jetë 150 ditë.
Adresa e referuar më lartë është: :
Ministria e Ekonomisë (ME)
(Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme) Zyra gjendet në: Rr. Migjeni, nr. 21(ish- Banka e Lubjanës, Kati VII) 10000, Prishtinë, Kosovë.
Për vëmendjen e: Valentina Duka, Specialiste e Prokurimit në ME -PKEEER/PIU Zyra në katin e 7-të, nr. 01
Tel: +383 38 200 21 563
E-maili: Valentina Duka@rks-gov.net
Ueb faqja: http://me.rks-gov.net/