Rektor/e

64x64 universiteti Prishtines UP
Universiteti i Prishtinës
Publikuar më
14/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 19 pika 1 të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës, nenit 27 pika 2 e Statutit të UP-së, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më datë 09.07.2020, mori vendim të shpall:

KONKURS PËR REKTOR
të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim:

  1. Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkim shkencor dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent.
  2. Të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare.
  3. Të mos ketë qenë në pozita udhëheqëse në ndonjë parti politike apo në listë zgjedhore të ndonjë partie politike ose koalicioni në nivel qendror dhe lokal në tri (3) vitet e fundit.

Procedura e përzgjedhjes:

  • Konkurrimi për postin e rektorit është i hapur për kandidatët e brendshëm dhe të jashtëm.
  • Komisioni profesional i zgjedhur nga Senati propozon listën e kandidatëve të zgjedhur me shumicë votash, për t’u zgjedhur nga Këshilli Drejtues.
  • Këshilli Drejtues i interviston kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim në këtë post. Në këto intervista secili kandidat prezanton një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese.
  • Rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga Komisioni profesional prej pesë (5) anëtareve të cilin komision e formon Senati. Komisioni profesional ka për detyrë që të verifikoj nëse kandidatët e paraqitur për pozitën e rektorit i plotësojnë kushtet e parapara me konkurs.
  • Këshilli drejtues ka të drejtë ta refuzojë listën e kandidatëve të propozuar nga Komisioni profesional duke arsyetuar atë.
  • Për mospranimin e kandidatëve për pozitën e rektorit për shkak të konfliktit të interesit aplikohet ligji për parandalimin e konfliktit të interesit.
  • Rektori zgjedhet me shumicën absolute (shumica e anëtarëve të përgjithshëm) në pajtim me dispozitat e Statutit të UP-së. Në rast se asnjë kandidat nuk fiton këtë shumicë në radhën e parë të votimit, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave kualifikohen në votimin e dytë. Nëse asnjëri nga dy kandidatët nuk fiton shumicën absolute tri herë radhazi, procedura e zgjedhjes përsëritet nga fillimi, siç është paraparë në Statutin e UP-së.
  • Emërimi i rektorit bëhet për periudhën 01.10.2020 deri më 30.09.2024.

Kandidatët së bashku më kërkesë duhet t’i paraqesin këto dokumente:

  • Biografinë e shkurtër;
  • Certifikatën e lindjes/dokumentin e identifikimit;
  • Kopjet e diplomave apo dëshminë mbi përfundimin e studimeve pasuniversitare, sipas rastit (studimet jashtë vendit) edhe dëshminë e nostrifikimit të diplomave;
  • Vendimin/certifikatën apo ekuivalente të titullit akademik;
  • Përmbledhjen e përvojës akademike (në mësimdhënie, kërkime shkencore, krijimtari artistike) dhe përvojën menaxheriale në Arsimin e lartë;
  • Dëshminë që nuk ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale dhe që nuk ka aktakuzë të ngritur.

Dokumentet e kompletuara në kopje fizike duhet të dorëzohen çdo ditë pune prej orës 9.00 – 15.30 në zyrën nr.1 të ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina”, Rr. “Xhorxh Bush”, nr.31, 10 000 Prishtinë - Republika e Kosovës dhe duhet t’i adresohen Komisionit Profesional të Senatit të Universiteti të Prishtinës.

Të gjitha dokumentet përveç kopjes fizike, duhet të dorëzohen edhe në formë elektronike (të skanuara) në adresën konkursirektorit@uni-pr.edu

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në Ueb-faqen zyrtare të UP- së, përkatësisht nga data 10.07.2020 deri më 24.07.2020 në ora 15.30.

Shpallja e plote e punes.