Regjistrues (afatshkurtër) për Studimin HDGP (15)

ARDP logo 01 150x150 1 e1624633914473
ARDP
Publikuar më
30/07/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë
Titulli i Projektit: Projekti i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (PBZHR)
IDA, Nr. I Kredisë 60170 XK

Titulli i detyrës: REKRUTIMI I REGJISTRUESVE PËR PROGRAMIN E GRANTEVE PËR ZHVILLIM TË HORTIKULTURËS

Referenca Nr.: KARP-CS-52

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) po kërkon të punësojë 15 regjistrues (afat-shkurtër) për të mbështetur projektin e Zhvillimit Rural të MBPZHR-së (ARDP i financuar nga kredia për MBPZHR-në nga Banka Botërore) për të kryer Studimin e Programit të Granteve për Zhvillim të Hortikulturës.

ARDP ofron mbështetje për të promovuar zhvillimin e nënsektorit të hortikulturës përmes Programit të Grantit për Zhvillimin e Hortikulturës (HDGP). Objektivi është të përmirësojë zhvillimin e hortikulturës duke forcuar lidhjet prapa dhe përpara në zinxhirin e vlerave të Frutave dhe Perimeve të nënsektorit. Qëllimi i përgjithshëm është të përmirësojë produktivitetin, cilësinë, shtimin e vlerës dhe lidhjet e tregut brenda nënsektorit për të rritur konkurrencën e tij drejt rritjes së eksporteve dhe zëvendësimit të importit. Mbështetja për nënsektorin do të rezultojë gjithashtu në krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e të ardhurave të përfituesve dhe rritjen e mundësive ekonomike për gratë dhe të rinjtë në zonat rurale.

Si pjesë e Investimeve të Zgjeruara për të Promovuar Komponentin e Projektit të Zhvillimit të Qëndrueshëm Rural, projekti ka për qëllim të administrojë një studim të nënsektorit që do të përbëhet nga dy sondazhe që do të kryhen me përfituesit e HDGP, p.sh grumbulluesit dhe fermerët, si dhe jo-përfituesit. Në veçanti, sondazhet do të hedhin dritë mbi profilet e të anketuarve, duke përfshirë prodhimin, shitjet, të ardhurat dhe gjenerimin e punësimit. Në këtë mënyrë, studimi do të sigurojë një qartësi më të mirë të performancës së sektorit, barrierave dhe trendeve, dhe do të vlerësojë ndikimin e mbështetjes së dhënë për përfituesit e projektit.

Madhësia e mostrës përcaktohet në një total prej 256 të anketuarish, përfshirë grumbulluesit dhe fermerët, për të lejuar rezultate përfaqësuese në nivelin e besimit 95 dhe marzhin e gabimit prej 10 përqind. Regjistruesit do të ndahen në pesë grupe, me secilin grup që mbulon njërën nga pesë rajonet e Kosovës. Secili grup do të përbëhet nga tre regjistrues. Afati i përfundimit të punës në terren është caktuar në shtatë ditë.

Objektivat e kësaj detyre

Objektivi i kësaj detyre është të ndihmojë ARDP-në në kryerjen e sondazheve të grumbulluesve dhe fermerëve të zgjedhur rastësisht në të gjithë Kosovën përmes aplikacionit celular të Kobo Toolbox.

Fushëveprimi i punës

Regjistruesit e kontraktuar do të punojnë nën mbikëqyrjen e Specialistit të Monitorimit dhe Vlerësimit të ARDP-së, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin dhe monitorimin e punës në terren.

Fushëveprimi i regjistruesve do të jetë:

  • Merr pjesë në trajnimin një ditor mbi specifikat e vëzhgimit përpara se të dilte në terren;
  • Merr pjesë në testim paraprak të pyetësorëve me një numër të zgjedhur të të anketuarve;
  • Të sigurojë informata kthyese për pyetësor pas periudhës së para-testimit;
  • Kryen sondazhin nën mbikëqyrjen e Specialistit të M&V duke përdorur aplikacionin Kobo Toolbox Android.

Produktet e dorëzueshme

Orari i punës dhe etapat do të koordinohen me ARDP-në. Regjistruesit do të punësohen në baza afatshkurtra për periudhën prej 10 ditësh, duke llogaritur trajnimin një ditor, para-testimin e pyetësorit dhe punën në terren. Trajnimi do të mbahet mes Gushtit dhe Shtatorit 2021 nga ARDP. Puna në terren do të organizohet pas përfundimit të trajnimit.

Dorëzimi i punës së regjistruesve do të jetë dorëzimi i pyetësorëve të kompletuar në platformën Kobo Toolbox.

Ekspertiza dhe kualifikimet e konsulentëve

Konsulenti do të demonstrojë përvojën përkatëse të kryerjes së sondazheve të ngjashme në një nivel kombëtar në të paktën 2 detyra në 5 vitet e fundit. Konsulenti duhet të ketë një diplomë universitare të kompletuar ose të jetë aktualisht i regjistruar si student universitar. Më tej, konsulenti do të demonstrojë kompetenca teknike dhe njohjen me përdorimin e telefonave të mençur android. Në varësi të kërkesave të mostrës, Konsulentët duhet të jenë të gatshëm të bëjnë punë në terren në ndonjë nga rajonet gjeografike, zonat urbane dhe rurale

Konsulentët e interesuar duhet të ofrojnë informacion duke demonstruar se ata kanë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën përkatëse për ti kryer Shërbimet. Në veçanti, dokumentacioni në vijim duhet të paraqitet kur aplikohet:

  • CV
  • Certifikata e arsimit
  • Certifikata e provës nga angazhimet e mëparshme në sondazhe

Kriteret e vlerësimit për listën e ngushtë janë:

Vlerësimi i Konsulentit do të bazohet në:

Kriteret | Pikët maksimale

  • Njohuri dhe aftësi të përgjithshme në kryerjen e sondazheve ose përmbushjen e detyrave të ngjashme | 30 pikë
  • Përvoja e vërtetuar përkatëse në kryerjen e të paktën 2 sondazheve në 5 vitet e fundit | 50 pikë
  • Aftësi të forta komunikimi, aftësi teknike, qëndrim të mirë dhe integritet në përmbushjen e detyrave të dhëna | 20 pikë
  • TOTALI I PIKËVE: 100

Kandidatët e interesuar duhet të ofrojnë informacion që demonstron se ata kanë kualifikimet, aftësitë dhe përvojën e duhur për ti kryer Shërbimet.

Përzgjedhja e Konsulentëve do të bëhet në përputhje me metodën e Konsulentit Individual (KI) të përcaktuar në Bankën Botërore Udhëzimet: Përzgjedhja dhe punësimi i konsulentëve [nën huatë e IBRD-së dhe kreditë dhe grantet e IDA-s] nga huamarrësit e Bankës Botërore të datës janar 2011 (“Udhëzimet e Konsulentit”).

Shprehjet e interesit duhet të dërgohen në mënyrë elektronike në adresën elektronike më poshtë deri më 16 gusht 2021, në ora 16:00. Ju lutemi dërgoni aplikacionin tuaj duke përdorur temën vijuese:

“Titulli i pozitës (emri dhe mbiemri i aplikuesit)” te: ardp.procuction@gmail.com (p.sh. “Regjistruesi për Studimin HDGP – Emri Mbiemri)”

Dosja e aplikimit duhet të përfshijë një Curriculum Vitae të detajuar (CV së bashku me diploma apo certifikatë që vërtetojnë se jeni student dhe çdo dokument tjetër që dëshmon përvojën tuaj të punës), në gjuhën angleze dhe dokumentet mbështetëse. Dosjet e aplikimit të pakompletuara do të refuzohenVetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Duke marrë parasysh se mostra do të përfshijë të anketuarit nga të gjitha 5 rajonet e Kosovës (dmth. Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Pejë dhe Prizren), preferohen regjistrues nga këto rajone.

Më shumë informata mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar , dmth nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Projekti i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (PBZHR)
Njësia për Implementimin e Projektit – PIU
Rruga Nënë Tereza, Nr. 61, Kati – 3, Nr. 6, 10 000, Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 38 224 965
E-mail: ardp.procurement@gmail.com

Shpallja e plotë.