
Përshkrimi
RN00008355
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 07/02/2022
Afati për aplikim: 10/03/2022 - 24/03/2022
Në mbështetje të nenit 67, 68 dhe 69 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të Qendrës Kryesore Mjekësisë Familjare “Dr.Safet Idrizi” në Vushtrri, nr.99 të datës 31.01.2022, Komuna e Vushtrrisë, shpallë:
K O N K U R S
- Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
- Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Safet Idrizi” në Vushtrri
Titulli i vendit të punës:
- Referent në Arkivë – në QKMF “Dr.Safet Idrizi” në Vushtrri.
Numri i pozitave: Një (1);
- Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
- Titulli i mbikëqyrësit: Shef i Sektorit;
- Grada/Koeficienti: 5.40;
- Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
- Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj;
- Orët e punës: 40.
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:
- Bënë pranimin e postës si dhe çdo dokumenti i cili vjen në QKMF si dhe man evidencën protokolare në librin e protokollit në mënyrë kronologjike, azhure dhe precise.
- Mban evidencën për praktikantët të cilët e kryejnë praktikën si dhe lëshon vërtetime për të njejtit.
- Kryen punët rreth fotokopjimit të materialit të nevojshëm të kërkuar si dhe renditjen dhe lidhjen e materialit të fotokopjuar.
- Vulos dhe prokollon aktet e ndryshme të parashtruara pas nënshkrimit të dokumentit nga ana e udhëheqësit të autorizuar.
- Nëpërmes protokollit të shkurtuar bënë ekspedicionin e aktit të protokolluar brenda QKMF ose jashtë saj për personat e tretë.
- Bënë shtypjen e vendimeve, proceseve, shkresave, vërtetimeve të ndryshme.
- Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të Shefit të Sektorit.
- Për punën e vetë i përgjigjet Shefit të sektorit dhe drejtorit te QKMF-së.
Kualifikimi profesional, aftësitë:
- Diplomë e Shkollës së Mesme – Drejtimi Gjimnaz.
Dokumentet e nevojshme:
- Ekstrakti i lindjes (kopje);
- Diploma e Shkollës së Mesme (kopje);
- Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (kopje);
- Letërnjoftimi (kopje).
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 10.03.2022 – 24.03.2022.
Paraqitja e kërkesave
Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.
Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ .