
Përshkrimi
Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr. 307/2022 të datës 15 Shkurt 2022, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall këtë:
KONKURS
- Referent i Lartë
Prokuroria Themelore Prishtinë, një (1) pozitë
Referenca: KPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ- 003
Emri Pozitës: Referent i Lartë
Pozita: Pozitë e karrierës
Niveli: Profesional
Kodi punës: DR/850
Raporton tek: Udhëheqës i Shkrimores
Numri i Pozitave: Një (1) pozitë
Koeficienti: Shtatë (7)
Akti i emërimit: Pa afat
Periudha provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi: Prishtinë
Qëllimi i vendit të punës:
Ofron përkrahje të gjerë administrative dhe teknike lidhur me lëndët e pranuara në njësinë organizative ku është punësuar, mban evidenca të sakta dhe me kohë në regjistrin e regjistrimit të lëndëve dhe regjistrin e çregjistrimit të lëndëve sipas kërkesave të specifikuara të vetë regjistrit, kujdesi për lëndët dhe shkresat e lëndëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Regjistron me kohë lëndët në regjistrin e pranimit të lëndëve me të gjitha të dhënat që kërkohen sipas regjistrit duke mbajtur evidenca të sakta të lëndëve dhe shkresave të lëndës duke e mbajtur edhe evidencën elektronike;
- Çregjistron lëndët dhe mbanë evidenca të sakta në regjistrin përkatës dhe në mënyrë elektronike, mbanë evidenca për lëndë specifike dhe të rëndësisë së veçantë, duke vepruar me vetë-iniciativë dhe pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë;
- Përgjegjës për afate dhe saktësi të punës;
- Mbikëqyrë sistemin e përcjelljes së lëndëve dhe menaxhon me lëndët sipas punës së ngarkuar;
- Kontrollon lëndët dhe lëvizjen e tyre brenda institucionit, duke qenë në gjendje që në çdo kohë ta sigurojë lëndën për përfaqësim në Gjykatë;
- Mbanë evidenca të sakta e të plota lidhur me dosjet dhe shkresat e lëndëve, akteve, shkresave dhe dokumenteve tjera zyrtare, përfshirë edhe përgatitjen e raporteve për punën e kryer në periudha të caktuara raportuese;
- I gatshëm për kryerjen e çdo detyre tjetër si referent në shkrimore në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale;
- Kryen edhe punë tjera të lidhura me punën e referentit të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.
Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:
- Shkathtësi të mirë komunikimi me shkrim dhe me gojë;
- Aftësi të rregullimit dhe të ruajtjes së kujdesshme të dosjes së lëndëve dhe shkresave;
- Aftësi të punojë e pavarur dhe në mënyrë ekipore;
- Shkathtësi të mira të punës me kompjuter (Word dhe Excel).
Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
- Diplomë Universitare, Fakulteti Juridik, Administratë Publike, Shkenca Sociale.
Përvoja e Punës:
- Së paku dy (2 ) vite përvojë pune profesionale.
- Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, duke filluar nga data 30.03.2022 deri me datë 14.04.2022 si datë e mbylljes së konkursit. ∙ Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org;
- Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë.
Aplikimi përmes postës:
- Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
- Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
- Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
- Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
- Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
- “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:
- Dëshminë e kualifikimit shkollor;
- Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet si dëshmi mbi përvojën e punës);
- Dy rekomandime (nëse keni);
- Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
- Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
- Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime.
- Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.