Referent/e

kamenice komuna e1609613174666
Komuna Kamenicë
Publikuar
05/05/2022
Skadon
12/05/2022
Lokacioni
Kamenicë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008796
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 12/04/2022
Afati për aplikim: 04/05/2022 - 11/05/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000205 | RN00006308 | Referent | Profesional 4 | 6 | Komuna Kamenicë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Kamenicë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë Ligjor
  • Institucioni Komuna Kamenicë
  • Nr. i Referencës RN00008796
  • Kodi RPC0002567
  • Data e njoftimit 12.04.2022
  • Afati për aplikim 04.05.2022 - 11.05.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Kjo klasë përfshin pozita për realizimin e detyrave të cilave nevojiten njohuri/koncepte bazë nga fusha  përkatëse e arsimimit apo shprehi bazë që merren zakonisht me arsimin bachelor pavarësisht nga fusha  apo specialiteti;   
  • Detyrat për pozitat e kësaj klase caktohen nga eprori ose një zyrtar i vjetër me përvojë së bashku me  udhëzime të qarta, të detajuara dhe specifike për sa i takon formës, metodologjisë, burimeve dhe  përparësisë.   
  • Zyrtari në këto pozita pritet të këshillohet me eprorin lidhur me probleme të cilat nuk janë sqaruar nga  udhëzimet e dhëna më parë.  
  • Puna e kryer në këto pozita, zakonisht kontrollohet lidhur me saktësinë, formën, organizimin,  metodologjinë, zbatimin në afat dhe procedurat përkatëse.  

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimim i kërkuar: Diplomë/a e shkollës së mesme apo ekuivalente me to.  
  • Kualifikime të posaçme formale: Nuk ka.  
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohurite bazike sipas fushë të arsimit përkatës;  
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;  
  • Aftësi në kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi  i punës; 
  • Aftësi për të punuar në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Aftësi për të zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;  
  • Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Ëord, Excel, Poëer Point);  
  • Nuk kërkohet përvojë e mëparshme pune, për realizimin e detyrave përdoren koncepte bazë nga fusha  përkatëse e arsimimit.  

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Shkathtësi në komunikim planifikim të punës 

Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; 

Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit) Puna me pale dhe sjellja ndaj tyre 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen