
Holiday Resort
- 2 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Holiday Resort hap konkurs për 2 vende të lira në pozitën e Recepsionistes.
Detyrat dhe Pergjegjesitë:
- Mikëpritja e mysafireve dhe sherbimi korrekt gjatë gjithë qëndrimit të tyre
- Komunikimi përmes telefonit dhe emailave
- Komunikimi sipas kërkesës promocionale të hotelit, atraksionet lokale dhe pikave tjera të interesit
- Përgjegjëse për rezervimet e dhomave
- Përcjellja e kërkesave të mysafirëve dhe stafit përgjegjës për përmbushjen e tyre
- Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara nga hoteli
Aftësitë:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme
- Njohja e punës me kompjuter dhe programet MS Office
- Njohja e gjuhës Angleze (Gjuhët tjera janë perparesi)
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi në të folur dhe të shkurar
- Aftësi të mira organizative dhe sociale
- E motivuar për punë
- E gatshme për punë në orare fleksibile (transporti sigurohet nga ana jonë)
Të gjitha kanditatet e interesuara luten të dergojnë CV-të e tyre në emailin: info@holidayresort.al me subjekt ‘Pozita e Recepsionistes’.
Vetëm aplikantet që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen, ndërsa konkursi është I hapur deri sa të plotësohet pozita.
Për ndonjë pyetje eventuale mund të na kontaktoni në 044/137-774. Ju urojmë suksese!