Recensentë

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Publikuar më
21/01/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

FTESË PËR SHPREHJE INTERESI

Për recensentë për vlerësimin e dorëshkrimeve, tekstet shkollore dhe materialet mësimore për klasat 3, 8 dhe 12 të pranuara në MASH në bazë të konkursit të shpallur të datës 24 Shtator 2019.

Përshkrimi i përgjithshëm i angazhimit:

Recezentët do të jenë përgjegjës për vlerësim kritik dhe profesional të dorëshkrimit, teksti shkollor apo materiali mësimor.

Kriteret e përzgjedhjes për recensentë:

  • Përzgjedhja e recensentëve dhe përcaktimi i ekipeve për fusha/lëndë të ndryshme do të bëhet sipas procedurave të përcaktuara me UA Nr. 18/2018
  • Recensentët duhet të kenë kompetencë profesionale për vlerësimin e aspekteve të caktuara të tekstit shkollor.
  • Recensentët kërkohet të jenë nga profilet si në vijim:
  • Mësimdhënës universitar/punonjës shkencor i lëndës përkatëse me gradën më të lartë shkencore;
  • Bashkëpunëtor shkencor me gradën më të lartë shkencore;
  • Studiues me gradën më të lartë shkencore;
  • Mësimdhënës i licencuar;
  • Pedagog shkollor;
  • Psikolog shkollor;
  • Gjuhëtar. 

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Letërnjoftim i vlefshëm i lëshuar nga Ministria e punëve të brendshme e Republikës së Kosovës;
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Formulari i Aplikimit;
  • Dëshmi të kualifikimit;
  • Dokumente të tjera që vërtetojnë përmbushjen e kushteve të konkursit.

Shpjegime shtesë:

  • Afati për dorëzim të aplikacioneve (CV e azhurnuar dhe Formulari për Recensentë) është i hapur 7 (shtatë) ditë pune nga data e publikimit.
  • Aplikacionet dorëzohen në kopje fizike në zarf të mbyllur në zyrën numër 4, në MASH.
  • Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të informohen për rezultatin e aplikimit të tyre në kohën e duhur.
  • Aplikimet e pranuara pas përfundimit të afatit të aplikimit nuk do të merren parasysh.
  • Aplikimet që nuk janë në përputhje me udhëzimet e mësipërme të aplikimit ose nuk i plotësojnë kërkesat thelbësore të specifikuara në këtë Konkurs nuk do të merren parasysh.

⇒ Shpallja e plotë.