Punonjës teknik (18)

64x64 kosovo logo
Instituti Arkeologjik i Kosovës (IAK)
Publikuar më
08/06/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Sfond për projektin: “Gërmime me karakter shpëtimi në Dollc të Klinës”:

Projekti “Gërmime me karakter shpëtimi në Dollc të Kliniës”, realizohet nga Institutit Arkeologjik  i Kosovës (IAK) dhe udhëhiqen nga Dr. Premtim Alaj ne konsultim me arkeologu Dr. Shafi Gashi  njëherit edhe hartues i këtij projekti.

Projekti synon mbledhjen, dokumentimin, studimin e publikimin e evidencës fizike të nekropoli tumular të fshatit Dollc i cili shtrihet rreth 500 m në veri-perëndim të nekropolit tumular të Përçevës dhe 400 m në lindje të Kalasë së Dollcit. Projekti parasheh fillimin e menjëhershëm të gërmimeve me karakter shpëtimi që do të zgjasin 4-6 jave kalendarike. Gërmimet do te fillojnë ne pjese ku më parë u zbuluan gjurmë të mbetjeve nga tumat. Pas pastrimit paraprak të pjesës ku supozohet te shtrihet nekropoli tumular do te fillojnë gërmimet me karakter shpëtimi  ne një sipërfaqe 10x10 t ndarë në katër kudrante të rregullta. Plani dinamik i projektit kushtëzohet nga madhësia e tumës dhe gjetjet. Ky projekt do te kontribuoj në zgjerimin e njohurive, si dhe në të kuptuarit më mirë të kuptimit që këto nekropole tumulare kanë për historinë e Kosovës. Ne mbështetje te projektit “Gërmime me karakter shpëtimi në Dollc të Kliniës”,  projekt që mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zbatohet IAK, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Shpall
KONKURS

Për rekrutimin e  punonjës teknik për zbatimin e projektit  “Gërmime me karakter shpëtimi në Dollc të Kliniës”.

I. Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ IAK

Titulli i punës:  Konservator-restaurator
Numri i personave që do të rekrutohen: 1
Ditët angazhimi: 65
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 01-06/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Analizojnë përmbajtjen fizike te materialeve të lokaliteit dhe jep rekomandime për teknikat e konservimit
  3. Zbaton punët mirëmbajtëse dhe konservuese ne lokalitet

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Ekspert i konservimit nga fusha të afërta me Arkeologjinë ( Konservim/Arkeologji, Konservim/ Arkitekturë etj)
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në konservim
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

II. Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ IAK

Titulli i punës:  Student (gërmues)
Numri i personave që do të rekrutohen:  4
Ditët angazhimi: 45
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 18.00 Euro
Numri i referencës: 02-06/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Marrin masat e lokalitetit dhe ndihmoni në gërmime
  3. Zbulojnë strukturat dhe ndihmoni në mirëmbajtjen e tyre
  4. Pastroni dhe mirëmbajnë objekte e gjetura

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Studentët nga fushave përkatëse të afërta me Arkeologjinë ( Arkeologji, Histori, Arkitekturë a Art) me njohuri bazë mbi proceset e gërmimeve arkeologjike
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në gërmime arkeologjike
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

III. Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ IAK

Titulli i punës:  Gjeodet
Numri i personave që do të rekrutohen:  1
Ditët angazhimi: 45
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 03-06/202
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Përcaktojnë pikat referente marrin masat e lokalitetit
  2. Bene dhe piketimi e kudaranteve
  3. Përdor mjete te avancuara teknologjike për incizim gjeomekanik dhe gjeodezike
  4. Shënimin e shtresave historike me përdorimin e GIS-it
  5. Inventarizimin e gjetjeve me Total Station

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Ekspert i gjeodezisë me njohuri për përdorimin e total station GPS/GIS me njohuri ne për aplikimin e këtyre teknologjive ne lëminë e arkeologjisë
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në skicim
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

IV. Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ IAK

Titulli i punës:  Skicograf
Numri i personave që do të rekrutohen:  1
Ditët angazhimi: 65
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 04-06/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Marrin masat e lokalitetit dhe i paraqet ato ne mënyre digjitale
  3. Skicon me dorë dhe ne mënyre digjitale objekte e gjetura

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Studentët nga fushave përkatëse të afërta me Arkeologjinë ( Arkeologji, Arkitekturë a Art) me njohuri për vizatimin e planimetrive dhe materialit te luajtshëm arkeologjik
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në skicim
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

V. Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ IAK

Titulli i punës:  Punëtor
Numri i personave që do të rekrutohen:  12
Ditët angazhimi: 45
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 20.00 Euro
Numri i referencës: 05-06/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Ndihmojnë në marrjen e masave të lokalitetit
  3. Asistojnë në gërmime sipas udhëzimeve te Arkeologut Udhëheqës

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Punëtor krahu me njohuri për njohuri bazë mbi proceset e gërmimeve arkeologjike
  2. Të dorëzohet një CV me detaje e përvojës, veçanërisht përvojës në gërmim
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

Përzgjedhja e kandidateve:

Përzgjedhja e kandidateve  do të bëhet nga komisioni profesional  përmes intervistimit të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Procedurat e konkurrimit:

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është nga 04.06.2021.

Dokumentacioni i kandidateve duhet të dërgohet deri me 14.06.2021 në adresën:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit /Departamenti Trashëgimisë Kulturore për Projektin “Gërmime me karakter shpëtimi në Dollc të Klinës”.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

16/06/2021