Punonjës sezonal në depo

bucaj shpk
Bucaj
Publikuar më
06/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:

Punonjës sezonal në depo.

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Kryen shkarkimin e mallit nga kamionët transportues dhe e vendosë mallin në depo;
  • Bën renditjen e mallit sipas programeve;
  • Bën ndarjen e mallit sipas faturave;
  • Ngarkon furgonët me mall sipas orarit për ngarkim;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e depos, brenda dhe jashtë saj;

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
  • Të kenë aftësi për të punuar në orar fleksibil;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin e korporatës Buçaj dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 06 Korrik 2020 deri më 12 Korrik 2020.

Listime të ngjashme

Zyrtar/e i/e Depos   Prishtinë
19/10/2020
15/10/2020