
Përshkrimi
Në bazë të Ligjit të Punës Nr. 037 L-212, neni 8, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Nr.04) L-032,të datës 29.08.2011, nenit 34 dhe 35, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr.03, L-068,neni 5, paragrafi c, Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:
Konkurs
Për plotësimin e vendit të lirë të punës me punëtore teknik (mirëmbajtës)e)
SHML “12 Maji” Ratkoc,
- Një punëtore teknik (mirëmbajtësJe).
Kushtet e konkursit:
Të drejtë konkurimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës kandidatët që janë të interesuar për këtë vend pune.
Kandidatët e interesuar duhet të sjellin në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Rahovec këto dokumente:
- Kërkesën.
- Ekstraktin e lindjes.
- Çertifikatën mbi gjendjen shëndetësore.
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime.
- Diplomën e shkollës së kryer.
Informata shtesë:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes .
Intervistimi i kandidatëve do të bëhet me 09.12.2020 në ora 13.00 në zyrat e DKA-së në Rahovec.