Punëtorë në grupin e Elektrikës (3)

npbp e1560498101573
NPBP
Publikuar më
24/12/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Ndërmarrja Publike Banesore publikon këtë:

SHPALLJE

për Angazhim në Punë dhe Detyra Specifike

Departamenti për Mirëmbajtje dhe Investim

  1. Angazhim në shërbimin: (3) Punëtor në grupin e Elektrikës;

Periudha: 2 vite
Raporton: Kryepunëtorit të grupit të elektrikës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga kryepunëtori i grupit;
  2. Koordinon punët me punonjësit tjerë së bashku me kryepunëtorin e grupit në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me DMI-në;
  3. Bashkëpunon ngusht me punonjësit tjerë dhe me kryepunëtorin e grupit në përmbushjen e objektivave të DMI-së;
  4. Të ketë etikë dhe integritet në punë;
  5. Merr pjesë në mbledhjet e rregullta ku është i thirrur për nevojat e DMI-së apo të NPB-së;

Detyrat Specifike:

  1. Kryen punime axhusterie, kuotimi, hapja e kanaleve, vrimave dhe foleve, shtrirja e kabllove dhe përçuesve, shtrirja e gypave, vendosja e kutive dhe tabelave, lidhja e qarqeve sipas skemave të instalimit, montimi i elementeve të instalimit, montimi i tabelave, montimi i kyçësit shtëpiak, kryerja e tokëzimit, instalimi i rrufepritësit, instalimi elektrik i një banese, vendosja e pajisjeve ndriçuese, instalimet mbi sipërfaqen e murit, instalimet elektrike në dysheme, instalimi i burimeve rezervë, instalimi i rrjetit të antenave televizive, instalimi i linjave telefonike dhe instalimi i interfonit;
  2. Është përgjegjës për punët e Departamentit të  Mirëmbajtjes dhe Investimeve në punët e rrjetit të energjisë elektriket të tensionit të ulët;
  3. Zbaton detyrat dhe aktivitetet operative të përcaktuara nga kryepunëtori dhe koordinon punët që lidhen me mirëmbajtjen e instalimeve të energjisë elektrike  në hpasirat ku NPB operon si në mirëmbajtjen e rrjeteve ekzistuese, riparimin e rrjeteve të tensionit të ulët  si dhe shtrimin dhe funksionalizimin e rrjeteve me nivel të ulët të tensionit sipas kërkesave të NPB-së;
  4. Përgatit dhe vendos në funksion energjinë elektrike  nga kutia shpërndarëse dhe nga kutia deri ne trafon furnizues të kyqjes së hapësirave të NPB-së;
  5. Mbanë përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB-së për punët e mirëmbajtjes së instalimeve të energjisë elektrike.
  6. Është përgjegjës për montimin dhe konfigurimin e interfonit dhe pajisjeve tjera elektronike të ndryshme;
  7. Porositë per materiale i bën në kohë dhe i specifikon në detaje sipas kërkesës;
  8. Materialet të cilat nuk furnizohen sipas kërkesës ka të drejtë të i kthejë mbrapa;
  9. Bën transportin e mallrave sipas nevojës;
  10. Kujdeset per mjetet e punës dhe raporton për defektet e tyre.

Detyrat dhe obligimet tjera shtesë:

  1. Kryepunëtori i grupit mund ta ngarkojë me detyra tjera sipas nevojave të NPB-së;
  2. Ne rast mungese të punonjësve tjerë, me urdhër te kryepunëtorit mund ta zëvendësojë dhe të kryej detyra tjera;
  3. Kryen edhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës, si dhe detyrave te ngarkuara nga menaxhmeti.

Aftësitë:

  • Njohje të shkëlqyer të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me punë elektrike;
  • Të ketë kujdesë të shtuar dhe të respektoj normat për siguri në punë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;
  • Të jetë i gatshem të punojë natën dhe fundjavave;
  • Të jëtë i gatshëm të punojë në objekte me lartësi të madhe;
  • Të jetë i gatshëm të punoj në të gjitha kushtet atmosferike;
  • Të jetë i gatshëm të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata kohore;
  • Aftësi të punojë në ekip, të ketë vetëiniciativë dhe qasje konstruktive;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë në punë dhe integritet të lartë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;

Kushtet themelore të nevojshme për angazhimin në punë dhe detyra specifike:

  • Diplomë e shkolles se mesme;
  • Dëshmi për përvojë pune së paku 1 vite në lëminë e elektrikes;

Kualifikimet e preferueshme: 

  • Diplome e shkollës se mesme profesionale në lëminë e elektrikes;
  • Deshmi për përvoje pune 2 vite në lëminë e elektrikes;
  • Kurset dhe trajnimet tjetra gjate karrierës profesionale;
  • Patent shofer Kategoria B.

Mënyra e konkurimit:

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Aplikacionit i duhet bashkangjitur:

  • Formulari i Aplikimit
  • Diploma e shkolles mesme
  • Deshmi e vulosur dhe me date te caktuar per pervojen e punes
  • Kopje e dokumentit identifikues (leternjoftim, pasaporte, etj)

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 24.12.2020-31.12.2020

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 606 672.