Punëtorë fizik (8)

64x64 kru prishtina
KRU Prishtina SHA
Publikuar më
16/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU „Prishtina“ sh.a. – Prishtinë, publikon:

K O N K U R S     P U B L I K

Për plotësimin e vendeve të lira të punës në Kompani 

1. Tetë (8) Punëtor fizik. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Për çdo ditë pastron lokalet e objektit ku është i caktuar, bënë ajrosjen e lokaleve, pastron dyshemenë, pastron dhe dezinfekton hapsirat sipas nevojës, varësisht cilit departament i përket.
  • Me ekipet e terenit, kryen të gjitha punët fizike, varësisht nga ekipet në cilin Departament është
  • Sipas nevojës caktohet për punë emergjente edhe jashtë orarit të rregullt.

I përgjigjet: Përgjigjet para udhëheqësit te linjës, teknikut dhe shefit te shërbimit
Vendi i Punës:  Zona e veprimit të Kompaqnisë.
Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.
Kohëzgjatja e kontratës: Për kohë të pacaktuar .
Orari i punës: I plotë.

Kushtet :

Për kryerjen e këtyre punëve, përveç kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të kenë: Shkollen fillore apo të mesme; - aftësi të mira fizike dhe shendetsore; - vullnet të mirë për këto punë.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • diploma e përgatitjes shkollore;
  • kopja e letërnjoftimit;
  • çërtifikata e lindjes;

Procedura për aplikim: Aplikacioni merret në Kompani ose në ëeb-faqën e Kompanisë, të njëjtit i bashkëngjiten fotokopjet e dokumenteve personale dhe dokumentacioni tjetër të kërkuar sipas Konkursit dhe   dërgohen në adresën KRU „Prishtina“ sh.a. në Prishtinë, Rr. „Hazir Shala“ nr.4 në zyrën nr. 44,  më së voni deri me datën 30.04.2021 në ora 16.00.

Vërejtje: Kërkesat e kandidatëve me dokumente të pakompletuara do të refuzohen, ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim. Dokumentacioni i dorëzuar përmes postës pranohen brenda afatit prej 72 orësh pas mbylljës se konkursit.

Dokumentacioni pranohet në kopje dhe nuk u kthehet kandidatëve.

link icon Shpallja e plotë.