Punëtor teknik (10), Roje (2)

komuna e podujeves 150x150 1
Komuna e Podujevës
Publikuar më
04/11/2020
Qyteti
Podujevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës nr. 037L-212 të Republikës së Kosovës, Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr.072017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik të datës 19.10.2017, Drejtoria e Arsimit shpallë

Konkurs për plotësimin e vendeve të punës

Pozita: Punëtor teknik - pastrues
Vendet e punës: Në shkollat e Komunës së Podujevës si në vijim:

Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” Podujevë (një punëtore teknikJe)
Shfmu “ Dr.Ibrahim Rugova” Podujevë (një punëtorie teknike)
Shfmu “Luigj Gurakuqi” Batllavë (një punëtore teknikJe)
Shfmu “ Emin Duraku” Bajçinë ( një punëtorie teknike )
Shfmu “ Dituria” Llapashticë ( një punëtore teknikJe)
Shfmu “ Elfir Behrami” Metehi ( një punëtorre teknike)
Shfmu “ Shefki Kuleta” Tërrnavë ( një punëtore teknikJe)
Shmle “ Isa Boletini” Podujevë ( një punëtore teknike)
Shfmu “ Nuhi Gashi” Bradash ( një punëtorve teknike )
Shfmu Eqrem Çabej” Buricë ( një punëtor Je teknikJe)

Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit (me mundësi vazhdimi )

Detyrat kryesore të punës:

  • Të pastrojë dhe mirëmbajë të gjitha mjediset e shkollës, të mirëmbajë sipërfaqet e gjelbëruara të shkollës
  • Të ruaj mirë pasurinë e institucionit edukativo-arsimor dhe ta përdorë atë me kujdes
  • Të identifikojë, të evidentojë, të llogarisë dhe të planifikojë në afate periodike, të caktuara nga drejtori, shpenzimet që krijohen me amortizimin ose harxhimin e mjeteve të punës
  • Të mirëmbajë objektin, të kujdeset për shpenzimet e lendeve djegëse, ruajtjen e pajisjeve për mirëmbajtje të higjienës dhe sipas nevojës, t'ia prezantojë drejtorit planifikimin e përgjithshëm të shpenzimeve të institucionit edukativo-arsimor për çështjen e higjienës:
  • Të përkujdeset për sanimin, mirëmbajtjen e inventarit të shkollës dhe për sanimin e prishjeve teknike në objektin e shkollës
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës

Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm

Dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim:

  • Formulari i aplikimit i cili merret dhe dorëzohet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë:
  • Certifikata e lindjes
  • Dokumenti personal - letërnjoftimi ose pasaporta (kopje)
  • Dëshmi mbi kualifikimin
  • Dëshmi që nuk jeni të ndjekur penalisht
  • Certifikatën e mjekut (vetëm kandidatet të cilët pranohen pas publikimit të rezultateve).

II. Pozita: Roje nate
Vendet e punës: Në shkollat e Komunës së Podujevës si në vijim

IP“ Armela” Podujevë ( një roje nate)
Shfimu “ Xheladin Rekaliu” Podujevë ( një roje nate )

Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit ( me mundësi vazhdimi)

Detyrat kryesore të punë

- Regjistrohet në ditarin e punës:
- Përkujdeset për sigurinë e ndërtesës së shkollës, përfshirë edhe oborrin:
- Mbikëqyrë hyrjet dhe daljet në objekt:
- Bën kontrollimin e objektit dhe rreth tij:
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga drejtori i shkollës:

Kushtet:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
- Të kenë të kryer arsimin e mesëm

Dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim:

  • Formulari i aplikimit i cili merret dhe dorëzohet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë:
  • Certifikata e lindjes:
  • Dokumenti personal - letërnjoftimi ose pasaporta (kopje):
  • Dëshmi mbi kualifikimin:
  • Dëshmi që nuk jeni të ndjekur penalisht:
  • Certifikatën e mjekut (vetëm kandidatet të cilët pranohen pas publikimit të rezultateve).

Afati i konkursit:

Konkursi mbeteti hapur 15 dite kalendarike, nga dita e shpalljes se konkursit në mjetet e informimit publik, në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës dhe në ueb-faqen e Komunës së Podujevës.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

23/11/2020
19/11/2020
Roje Pyelli   Prizren
19/11/2020