
Përshkrimi
Duke u bazuar në nenin 79, 80 dhe 82 të Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës bën:
SHPALLJE TË KONKURSIT
Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës
Nr. | Vendi i punës | Titulli i pozitës | Koeficienti | Statusi
- 1. | SHFMU “Selman Riza” | Një (1) punëtor Tekniko-Shërbyes | 4.0 | Zëvendësim
- 2. | SHFMU “Mazllum Këpuska” | Një (1) punëtor Tekniko-Shërbyes | 4.0 | Zëvendësim
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Personeli shërbyes – teknik, ka për detyrë të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që janë të përcaktuara në kontratën e punës dhe Rregulloren për Institucionet Edukative – Arsimore të Komunës së Gjakovës numër 01-110/05-11032 të datës 05/05/2017, si dhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:
- Formulari i aplikimit, i plotësuar;
- Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore të noterizuara (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
- Kopjet e dëshmisë së punësimit;
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
- Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore).
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
- Testimi me shkrim
- Intervistë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve përfundimtare:
Përmes ueb faqes së Komunës së Gjakovës (https://kk.rks-gov.net/gjakove/) dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).
Afati për aplikim:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 01.04.2022 deri me datë 15.04.2022 (ora 16:00).
Mënyra e aplikimit:
Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III.
Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.