Punëtor/e tekniko-shërbyes/e (pastrues/e)

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
28/04/2021
Qyteti
Drenas
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.037L-212 të Punës,Udhëzimit administrativ nr. 0772017 për
rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Drejtori i Drejtoratit për Arsim, shpallë:

KONKURS

1. Një punëtor/e tekniko -shërbyes (pastruese) në SHFMU” Xheladin Gashi — Plaku” në Komaran, deri sa të këthehet punëtori prej pushimit mjekësor, me mundësi vazhdimi.

KRITERET E PUNËSIMIT PËR PUNËTOR TEKNIKO - SHËRBYES:

  • Shkolla e mesme

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:

1. Aplikacioni i punësimit.
2. Diploma orgjinale, ose e vërtetuar në Komunë apo të Noteri publik.
3. Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime,jo më e vjetër se gjashtë muaj.
4. Kopje e dokumentit të identifikimit ( letërnjoftim ose patentë shoferi)

REKRUTIMI:

Intervistimin dhe përzgjedhjen e kandidateve do ta bej komisioni i DKA-së.

Në intervistë do të ftohen kandidatët që i plotësojnë kriteret e këtij konkursi.

Kandidati i cili përzgjidhet nga komisioni intervistues obligohet që brenda afatit të ankesave ta sjellë në DKA çërtifikatën mjekësore për gjëndjen shëndetsore lidhur eshtjën e punësimit, në të kundërten do të nënshkruhet kontrata e punës më kandidatin e dytë më radhë për të cilin vlen e njejta rregullë.

VËREJTJE:

Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-së,të plotësohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit, Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentet e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurrimit dhe dukumentet shtesë jashtë dorëzimit në arkiv nuk pranohën.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në vveb faqen e Komunës së Drenasit.

Drenas,
Më:27.04.2021

link icon Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

30/07/2021
30/07/2021
29/07/2021
Asfaltues (5)   Prishtinë
26/07/2021
Pastrues/e (2)   Shtërpcë
22/07/2021