Punëtor/e Tekniko-Shërbyes/e (2)

64x64 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
27/03/2021
Qyteti
Gjakovë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 79 dhe 80 të Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

S H P A L L J E E R E K R U T I M I T

Titulli i vendit të punës: Punëtor Tekniko-Shërbyes në Shkollën ”Zekeria Rexha” në Gjakovë dhe në Shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë
Institucioni: Komuna e Gjakovës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës
Numri i Pozitave: (2) dy
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti:  Sipas koeficientit 4.0
Kohëzgjatja e emërimi:   E pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Personeli shërbyes – teknik, ka për detyrë të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që janë të përcaktuara në kontratën e punës, në Rregulloren për Institucionet Edukative –Arsimore të Komunës së Gjakovës 01,nr. 01-110/05-11032, datë 05/05/2017 dhe detyrat të tjera që i’a jep mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm

Dokumentet e kërkuara: 

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Diploma mbi kualifikimin e noterizuar;
  • Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (nëse ka);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar.

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 26.03.2021 deri 09.04.2021(15:00).

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë.

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks- gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.