
Përshkrimi
Në vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.03/L-212 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Drejtori i Drejtoratit për Arsim, shpallë:
KONKURS
- Një punëtor/e tekniko –shërbyes (pastrues/e) në SHFMU" Mehmet Gradica ” në Gradicë, me kohë të pacaktuar.
- Një punëtor/e tekniko-shërbyes (pastrues/e) në SHFMU"Xheladin Gashi -- Plaku” në Komaran, me kohë të pacaktuar.
KRITERET E PUNËSIMIT PËR PUNËTOR TEKNIKO - SHËRBYES:
- Shkolla e mesme
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM;
- Aplikacioni i punësimit.
- Diploma orgjinale, ose e vërtetuar në Komunë apo të Noteri publik.
- Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime jo më e vjetër se gjashtë muaj.
- Kopje e dokumentit të identifikimit ( letërnjoftim ose patentë shoferi)
REKRUTIMI:
Intervistimin dhe përzgjedhjen e kandidateve do ta bej komisioni i DKA-së. Në intervistë do të ftohen kandidatët që i plotësojnë kriteret e këtij konkursi. Kandidati i cili përzgjidhet nga komisioni intervistues obligohet që brenda afatit të ankesave ta sjellë në DKA çërtifikatën mjekësore për gjëndjen shëndetsore lidhur më çeshtjën e punësimit, në të kundërten do të nënshkruhet kontrata e punës më kandidatin e dytë më radhë për të cilin vlen e njejta rregullë.
VËREJTJE:
Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-së,të plotësohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit, Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentet e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurrimit dhe dukumentet shtesë jashtë dorëzimit në arkiv nuk pranohën, Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në web faqen e Komunës së Drenasit.