
Përshkrimi
RN00008498
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 28/02/2022
Afati për aplikim: 30/03/2022 - 13/04/2022
Bazuar në Nenet 79, 80 dhe 81 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës dhe Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Dragashit shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
- POZITA: Punëtor/e teknik- PASTRUES/E, (1) një pozitë
- KOEFICIENTI:4
- LLOJI I POZITËS: I karrierës, (Periudhë provuese 6 muaj)
- ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
- MBIKËQYRËSI: Drejtori i Drejtorisë
- SEKTORI; Drejtoria për Administratë
Përshkrimi i detyrave të punës :
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen e higjienës në objektin e Komunës;
- Bën larjen dhe pastrimin e dyshemesë, larjen e dyerve dhe të dritareve, pastrimin e pluhurit dhe të mbeturinave, ujitjen e luleve nëpër zyrat dhe korridoret e Komunës;
- Të ruaj pasurinë e institucionit dhe ta përdorë atë me kujdes gjatë mirëmbajtjes;
- Të identifikojë, të evidentojë, të llogarisë dhe të planifikojë materialet higjienike të nevojshme për çështjen e higjienës;
- Kryen edhe punë tjera të caktuara nga Drejtori i Drejtorisë së Administratës.
Kualifikimi i kërkuar:
- Arsimi fillor
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT
Dokumentet e Kërkuara:
- Diploma e kualifikimit përkatës
- Kopja e Letërnjoftimit
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor që dëshmon se gjendja e kandidatit është pa probleme shëndetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në mardhënje pune të kandidatit)
- Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.
Afati i aplikimit:
Data e njoftimit në web faqen unike të procedurave të konkurrimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt.28/02/2022 deri me dt.29/03/2022
Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 30/03/2022 deri me datën 13/04/2022
Përveç web faqes unike të procedurave të konkurrimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të Komunës.
Komuna e Dragashit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Flete aplikacionet merren në Zyrën e Shërbimit të Personelit, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.
Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Zyrën e Pranimit k. Dragash. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Zyrën e Personelit, në këtë numër të telefonit 038 200 45-514.
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/