
Përshkrimi
RN00008890
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 27/04/2022
Afati për aplikim: 27/04/2022 - 10/05/2022
Në bazë të nenit 8,10 parag. 2 nënparag.2.1 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, nenit 67 dhe 68 të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarë Publik,
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës në QKMF- Kamenicë
Titulli i pozitës: Punëtor/e Teknik/e në Lavanderi (Rrobalarëse)
Nr. i ekzekutuesve: një (1) ekzekutues/e
Orar i punës: 40 orë në javë
Kooeficenti: H -74 / Gr/Str. 314
Lloji i kontratës; Kontratë në kohë të pacaktuar
Vendi i Punës: Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare- Kamenicë
Mbikëqyrësi: Kryeinfermierja e QKMF-së
Detyrat kryesore:
- Pranon uniformat, qarshafët, kompresat dhe të gjitha materialet tjera të nevojshme të QKMF-së dhe njësive të saja organizative;
- Procedon me larjen, tharjen dhe hekurosjen e rrobave duke zbatuar rregullat e posaçme të larjës së materialeve mjekësore;
- Ndan rrobat e lara për dorëzim nëpër njësi;
- Gjatë pranimit të rrobave bën sistemimin e tyre sipas njësive;
- Sipas nevojës bën qepjen - arnimet e vogla të qarshafave, kompresave etj. . Kujdesët për mbajtjen e higjienës në vendin ku punon;
- Kujdesët për sasinë e përdorimit të mjeteve higjienike, duke evidentuar sasinë e hargjuar dhe raportuar shefit mbikëqyrës;
- Kryen dhe punë të tjera sipas nevojës me kërkesë të mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë.
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:
- Të jetë banorë i Republikës së Kosovës Shkolla e Mesme ;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.
Dokumentet e nevojshme
- Formulari i aplikimit i plotësuar;
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë kopje);
- Diplomat e kualifikimit (kopje);
- Certifikata që nuk jeni nën hetime (orgjinal);
- Certifikata Shëndetesore per Punë - pas përzgjedhjes nga komisioni.
Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Afati për aplikim zgjat 15 ditë dhe fillon nga data: 27.04.2022-10.05.2022 (ora:16:00).
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara të dorëzohen pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë në Kamenicë. Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë. Aplikacionet pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.