Punëtor/e Teknik/e – Ndihmës/e

komuna suhareke 150x150 1 e1605092574198
Komuna e Suharekës
Publikuar më
18/08/2021
Qyteti
Suharekë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 79 dhe 80 të Ligjit NR-06JL-114 për zyrtarët publik, nenit 8 alineja 1 dhe 2 të ligjit të punës Nr- 031L-212 , dhe sipas Udhëzimit Administrativ Nr- 0772017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik , Drejtoria e Arsimit shpall këtë:

KONKURS

1.SHMT” Skënder Luarasi”-Suharekë

  • Një punëtorie teknikë/ndihmës

Kualifikimi: Shkolla e mesme
Paga mujore: Koeficienti 4 (katër)
Kohëzgjatja e kontratës: Me kohë të pacaktuar
Periudha provuese: Gjashtë (6)muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë për punëtor teknik/ndihmës:

  • Përgjigjet për pastrimin e gjithë hapësirave të shkollës,pajisjeve të shkollës dhe objekteve përcjellëse,
  • Përgjigjet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e oborrit të shkollës në aspektin e mbajtjes së ambientit dhe kultivimin e gjelbërimit
  • Me punën dhe angazhimin e vet të krijojë një ambient të pastër, të kulturuar dhe të përshtatshëm për zhvillimin normal të procesit mësimor
  • Kryen edhe detyra të tjera të cilat ia cakton drejtori, zv. drejtori ose zyrtari administrativ.

Dokumentacioni i nevojshem për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
  • Diploma e shkollës së mesme (fotokopje ).
  • Ekstrakti i lindjes
  • Letërnjoftimin (fotokopje)
  • Dëshmi të përvojës së punës(nëse ka)
  • Certifikatën që ndaj tij/asaj nuk zbatohen hetimet.

Dokumentet e kompletuara dorëzohen të fotokopjuara, ndërsa dokumentet origjinale prezantohen në intervistë.

Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni.

Data e njoftimit në vveb-faqen unike të procedurave të konkurimit htips: https://konkursi.rks-gov.net/ është prej dates 15.07.2021 deri më date 15.08.2021. Konkursi është i hapur 15 (pesëmbëdhjet) ditë nga data 16.08.2021 deri më datë 30.08.2021.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren Pritëse në Komunën e Suharekës

Për orarin tërvistimit do të informoheni faqen zyrtare të Komunës së Suharekës-dhe tabelën e shpalljeve të DKA-së.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

02/12/2021
01/12/2021
Zyrtar/e ligjor/e   Podujevë
22/11/2021
21/11/2021