Punëtor/e Teknik/e (7)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna e Skenderajt
Publikuar më
22/03/2021
Qyteti
Skenderaj
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67,68 të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtar Publikë, nenit 8 të Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës nr.03/L-212, neni 53 i statutit të komunës së Skenderajt me Nr. 01-110-385 të dt. 03.12.2008 të Kuvendit të Komunës, neni 62 të Ligjit për Vetqeverisjen Lokale nr.03/L-040 dhe nenit 4 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria e Arsimit në Skenderaj, shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Pozita: Punëtor teknik

  1. Punëtor teknik – në Shfmu “Azem Bejta ” - Prekaz i Epërm
  2. Punëtor teknik – në Shfmu “Abedin Rexha” – Turiçec
  3. Punëtor teknik – në shfmu “Kuvendi i Drenicës” – Abri e Poshtme
  4. Punëtor teknik – në shfmu “ Faik Dragaj “ - Leqinë
  5. Punëtor teknik – në gjimnazin “Hamëz Jashari” – Skënderaj
  6. Punëtor teknik – në shfmu “ Shaban Jashari” – Skënderaj
  7. Punëtor teknik – në shfmu “ Elena Gjika” – Makërmal
  8. Punëtor teknik – në shfmu “ Enver Haliti ” – Lubovec Koeficienti : 0

Lloji i vendit të punës: me orar të plotë

Numri i pozitave: shtatë (7) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës :

  • Të pastrojë dhe mirëmbajë të gjitha ambientet e shkollës, të mirëmbajë dhe pastrojë sipërfaqet e gjelbëruara të shkollës.
  • Të ruajë mirë pasurinë e institucionit edukativo-arsimore dhe ta përdorë atё me kujdes.
  • Tё identifikojë, tё evidentojë, tё llogarisë dhe të planifikojë në afate periodike, tё caktuara nga drejtori, shpenzimet qё krijohen me amortizimin ose harxhimin e mjeteve tё punës.
  • Të mirëmbajë objektin, të kujdeset për shpenzimet e lёndёve djegëse, ruajtjen e pajisjeve pёr mirëmbajtje tё higjienës dhe, sipas nevojës, t’ia prezantojë drejtorit planifikimin e përgjithshëm tё shpenzimeve tё institucionit edukativo-arsimor për çështjen e higjienës.

Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
  • Të kenë të mbaruar Shkollën e Mesme
  • Përvoja e punës e preferuar

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Aplikacioni
  • Diploma e shkollimit
  • Certifikatën që nuk është nën hetime
  • Letërnjoftimin (kopje)

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara ne zyrën pritëse në Komunën e Skenderajt.

Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do te shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.net është prej datës 23.02.2021 deri 24.03.2021

ndërsa data kur ju mund të aplikoni është 25.03.2021 deri 08.04.2021.

Konkursi është i hapur 15 ditë.

Listime të ngjashme

Teknik/e i/e pylltarisë   Shtërpcë e re
12/04/2021
Punëtor/e ndihmës/e (2)   Klinë e re
12/04/2021
Moter/Teknik Medicional (6)   Novobërdë e re
12/04/2021
09/04/2021
Teknik Tereni (2)   Deçan
09/04/2021