Punëtor/e teknik/e (5)

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
Komuna Podujevë
Publikuar
21/02/2022
Skadon
07/03/2022
Lokacioni
Podujevë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008155
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 20/01/2022
Afati për aplikim: 21/02/2022 - 07/03/2022

Bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës nr 03L-212 të Republikës së Kosovës, Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr.07:2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik të datës 19.10.2017, Drejtoria e Arsimit, shpall

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Punëtor teknik në shkollat e Komunës së Podujevës
Numri i pozitave: 5 (Pesë)
Orari i punës: 40 orë në javë
Data e njoftimit: 20/01/2022 - 18.02.2022
Afati për aplikim: 21/02/2022 - 07/03/2022

Detyrat kryesore të punës:

  • Të pastrojë dhe mirëmbajë të gjitha mjediset e shkollës, të mirëmbajë sipërfaqet e gjelbëruara të shkollës
  • Të ruaj mirë pasurinë e institucionit edukativo-arsimor dhe ta përdorë atë me kujdes
  • Të identifikojë, të evidentojë, të llogarisë dhe të planifikojë në afate periodike, të caktuara nga drejtori, shpenzimet që krijohen me amortizimin ose harxhimin e mjeteve të punës
  • Të mirëmbajë objektin. të kujdeset për shpenzimet e lendeve djegëse, ruajtjen e pajisjeve për mirëmbajtje të higjienës dhe sipas nevojës, t'ia prezantojë drejtorit planifikimin e përgjithshëm të shpenzimeve të institucionit edukativo-arsimor për çështjen e higjienës
  • Të përkujdeset për rregullimin, mirëmbajtjen e inventarit të shkollës dhe për rregullimin e prishjeve teknike në objektin e shkollës
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës.

Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm.

Dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim:

  • Formulari i aplikimit i cili merret dhe dorëzohet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë
  • Certifikata e lindjes
  • Dokumenti personal - letërnjoftimi ose pasaporta (kopje)
  • Dëshmi mbi kualifikimin
  • Dëshmi që nuk jeni të ndjekur penalisht
  • Certifikatën e mjekut (vetëm kandidatet të cilët pranohen pas publikimit të rezultateve)

Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë, nuk do të jetë domosdoshmëri pas përfundimit të
procedurave të rekrutimit në këtë konkurs, por në varësi të lirimit real të vendit punës në IEAA (datës së pensionimit, pushimit të lehonisë apo pushimeve tjera të rregulluara me ligj).

Me këtë konkurs zhvillohen procedurat e rekrutimit për vitin shkollor 2021-2022. Në rast të ndonjë nevoje eventuale për punëtor teknik në IEA.A, do të bëhen angazhime sipas renditjes së listave pritëse.

Afati i konkursit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes, pra nga data:21.02.2022 deri më datë 07.03.2022. dhe është i publikuar në portalin për rekrutim elektronik (konkursi.rks-gov.net). në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës dhe në web-faqen e Komunës së Podujevës.

Mënyra e aplikimit

Të gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund t'i marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, në portalin për rekrutim elektronik (httpsikonkursi.rks-gov.net). apo t'i shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Podujevës http:rkk.rks-gov.nevpodujevet dhe të plotësuara t'i dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në Komunën e Podujevës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në test me shkrim.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së testit dhe intervistave kandidatët do të informohen përmes njoftimimeve të cilat do të publikohen në web faqen e Komunës së Podujevës dhe në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës, pas mbylljes së konkursit.

Shpalljet e ngjashme

20/05/2022
20/05/2022
19/05/2022
Roje Pylli (3)   Mitrovicë
19/05/2022
17/05/2022