Punëtor/e teknik/e (3)

shtime e1608736731496
Komuna Shtime
Publikuar më
02/12/2021
Qyteti
Shtime
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të nenit 68 dhe 80 të Ligji Nr. 06IL - 114 për Zyrtar Publik, neni 8 paragrafi 1 dhe 2 neni 10 nënparagrafi 2.1, 1 Ligjit të Punës, nr. 037L-212, si dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.0712017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e marëdhënjes së punës në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpall:

KONKURS PUBLIK

Institucioni: Komuna Shtimes
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit Shtime
Vendi:

ShHFMU“ Lasgush Poradeci” në Muzeqinë,
ShML Profesionale në Shtime

Titulli i vendit të punës: Punëtor/e teknik/e, Tri (3) pozita
Periudha e kontratës: Me kohë të pa caktuar
Kategoria Funksionale/Koeficienti 4/1

Qëllimi i vendit të punës: Angazhimi i drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirës dhe objekteve të shkollës.

ShHFMU “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë

  • Një (1) Punëtor/e teknik/e, Nr. Poz. 01

SHML Profesionale në Shtime

  • Një (1) Punëtor/e teknik/e, Nr. Poz. 02
  • Një (1) Punëtor/e teknik/e, punën e fillon më 04.03.2022 Nr. Poz. 03

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Duhet të respektojë orarin e punës në përpikmëri
  • Kryen pastrimin e korridoreve, klasave, nyjëve sanitare, kabineteve, zyrave dhe lokaleve tjera të shkollës
  • Bën hedhjen e mbeturinave nga pastrimi i lokaleve të shkollës në vende të caktuara për këtë
  • Kujdeset për zbatimin e masave sanitare dhe higjienike në lokalet e shkollës
  • Është përgjegjëse për inventar dhe mjete të tjera që i përdor dhe gjenden në lokale ku e mbajnë pastërtinë
  • Kontrollon hyrjet dhe daljet në objektet të shkollës, mban evidencat lidhur me këtë
  • Gjatë orarit të punës së tij i kontrollon të gjitha lokalet e shkollës dhe i evidenton të gjitha parregullësitë në librin e kujdestarisë,
  • Gjatë orarit të punës së tij e kontrollon objektin dhe rrethin e shkollës dhe kujdeset që të mos ndodh zjarr, vërshime ose plaçkitje
  • Në rast të fatkeqësive të ndryshme, është i obliguar që t'u jap ndihmë nxënësve
  • Kontrollon hyrjen dhe daljen e automjeteve, punëtorëve dhe nxënësve të shkollës
  • Kryen dhe punë tjera që i cakton drejtori.

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgaditjen e nevojshme shkollore dhe aftësinë fizike që kërkohet për pozitën përkatëse.

Periudhe provuese: 12 muaj.

Proceduart e Konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Shkollimi i kërkuar: Kandidatët e interesuar për të aplikuar duhet të kenë të përfunduar shkollimin bazikë.

Dokumentet e nevojshme: Certifikatën e shkollimit bazik (kopja e noterizuar) dhe kopjen
letërnjoftimit.

Aftësitë/përvoja dhe atributet tjera që kërkohen: Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë aftësi vendimmarrëse, të ketë vetëiniciativë dhe të jetë i gatshëm për të marrë përgjegjësi.

Informata të përgjithshme:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në zyrën DKA-së, Objekti i Komunës së Shtimës rr. “Tahir Sinani” nr. 50. Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do zë shqyrtohen.

Data e njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është prej datës 03.11.2021 deri më datë 02.12.2021 ndërsa data e aplikimit është nga data 03.12.2021 deri më 17.12.2021

 

Listime të ngjashme