Punëtor/e teknik/e (3)

kacanik
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
21/04/2021
Qyteti
Kaçanik
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 79,80, 81 të Ligjit Nr.06VL-1 14 për zyrtarët publikë, nenit 8 të Ligjit të punës Nr.037L-212 dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

ITitulli i vendit të punës: Punëtor teknik
Numri i pozitave: Tre (3
Koeficienti Grada 411
Drejtoria për arsim dhe kulturë
Njësia/sektori: SHFMU “Qamil Ilazi” Kaçanik i Vjetër- Një (1) pozitë
Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj — Një (1) pozitë
Objekte sportive - Një (1) pozitë

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës

  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e objektit
  • Kujdeset për pasurinë e institucionit brenda dhe jashtë objektit
  • Kujdeset për mjetet e punes dhe materialin shpenzues për mirëmbajtjen e higjienës
  • Harton listën e nevojshme për mirëmbajtjen e higjienës së objektit
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i tij

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plo ë vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare n tim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto kërkesa:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.

Kohëzgjatja e emërimit : pa afat të caktuar

Formularët e aplikimit mund të merren në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe web-faqen komunale si dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë ku edhe dorëzohen.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 21.04.2021 deri më 05.05.2021

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të bashkangjitin edhe dokumentacionin si në vijim:

1. Kopjen e vërtetuar të Diplomës, për nivelin përkatës të kualifikimit
3. Kopja e letërnjoftimit, ekstrakin e lindjes, dëshminë se nuk është nën hetime
4. Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )
5. Dëshminë për përvojën e punës nëse ka (nuk është obligative):

Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe vveb-faqen komunale

“Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”:

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”,

Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre.

Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.

Listime të ngjashme

15/07/2021
Vozitës/e   Gjilan
13/07/2021