Punëtor/e Teknik/e

64x64 komuna e gjakoves logo
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
22/10/2020
Qyteti
Gjakovë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 79 dhe 80 të Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenin 8 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës numër 03/L-212, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

SHPALLJE REKRUTIMI

Titulli i vendit të punës: Punëtor Tekniko-Shërbyes (SHFMU “Fan Noli” në Dujakë)
Institucioni: Komuna e Gjakovës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ Mbështetës
Numri i Pozitave: (1) një
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: Sipas koeficientit 4.0
Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Personeli shërbyes – teknik, ka për detyrë të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që janë të përcaktuara në kontratën e punës, në Rregulloren për Institucionet Edukative –Arsimore të Komunës së Gjakovës 01,nr. 01-110/05-11032, datë 05/05/2017 dhe detyrat të tjera që i’a jep mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas

Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm;

Puna provuese: 12 muaj.

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete (15) ditë kalendarik nga data e publikimit (nga 22.10.2020 deri 05.11.2020).

Dokumentet e kërkuara:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar; Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (nëse ka); Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
  • Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

23/11/2020