
Përshkrimi
Në bazë të nenit 68 dhe 80 të Ligji Nr. 06/L - 114 për Zyrtar Publik, neni 8 paragrafi 1 dhe 2 neni 10 nënparagrafi 2.1, I Ligjit të Punës, nr. 03/L-212, si dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e marëdhënjes së punës në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpall:
KONKURS PUBLIK
Qëllimi i vendit të punës: Angazhimi i drejtëpërdrejtë në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e hapsirës dhe objekteve të shkollës.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Duhet të rrespektojë orarin e punës në përpikmëri,
- Kryen pastrimin e korridoreve, klasave, nyjeve sanitare, kabineteve, zyrave dhe lokaleve tjera të shkollës,
- Bën hedhjen e mbeturinave nga pastrimi i lokaleve të shkollës në vende të caktuara për këtë,
- Kujdeset për zbatimin e masave sanitare dhe higjienike në lokalet e shkollës,
- Është përgjegjëse për inventar dhe mjete të tjera që i përdor dhe gjenden në lokale ku e mbajnë pastërtinë,
- Kontrollon hyrjet dhe daljet në objektet të shkollës, mban evidencat lidhur me këtë,
- Gjatë orarit të punës së tij i kontrollon të gjitha lokalet e shkollës dhe i evidenton të gjitha parregullësitë në librin e kujdestarisë,
- Gjatë orarit të punës së tij e kontrollon objektin dhe rrethin e shkollës dhe kujdeset që të mos ndodh zjarr, vërshime ose plaçkitje,
- Në rast të fatkeqësive të ndryshme, është i obliguar që t’u jap ndihmë nxënësve,
- Kontrollon hyrjen dhe daljen e automjeteve, punëtorëve dhe nxënësve të shkollës,
Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgaditjen e nevojshme shkollore dhe aftësinë fizike që kërkohet për pozitën përkatëse.
Periudhe provuese: 12 muaj.
Proceduart e Konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e ineteresuar.
Shkollimi i kërkuar: Kandidatët e interesuar për të aplikuar duhet të kenë të përfunduar shkollimin bazikë.
Dokumentet e nevojshme: Certifikatën e shkollimit bazik (kopja e noterizuar) dhe kopjen letërnjoftimit.
Aftësitë/përvoja dhe atributet tjera që kërkohen: Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë aftësi vendimmarrëse, të ketë vetëiniciativë dhe të jetë i gatshëm për të marrë përgjegjësi.
Informata të përgjithshme:
Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në zyrën pritëse të Komunës (Sportel), Objekti i Komunës së Shtimës rr. “Tahir Sinani” nr. 50. Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do zë shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.net është prej datës 14.01.2021 deri më datë 12.02.2021 ndërsa data e aplikimit është nga 15.02.2021 deri më 01.03.2021.
Rezultatet shpallen në linkun: https//konkursi.rks-gov.net/