Punëtor/e Teknik/e (2)

dragash logo min e1558652293568
Komuna Dragash
Publikuar
29/04/2022
Skadon
06/05/2022
Lokacioni
Dragash
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008805
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 14/04/2022
Afati për aplikim: 29/04/2022 - 06/05/2022

Në bazë të Nenit 67, 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik , Ligjit Nr.03/L-068 për Arsimin  në Komuna të Republikës së Kosovës , Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në  Republikën e Kosovës , Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të  Konkursit në Sektorin Publik ,Drejtoria e Arsimit në Dragash shpallë:    

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Nr. | Institucioni | Pozita  Vend i lirë/Zëvendësim

  1. Shfmu’’Fetah Sylejmani’’ Dragash | Punëtor/e teknik/e | Vendi i lirë
  2. Shfmu’’Ulina” Kosavë | Punëtor/e teknik/e | Vendi i lirë

I. Dokumentet e nevojshme:  

  • Dëshmi mbi përgatitjen profesionale-kualifikimin, fotokopje e vërtetuar te noteri,
  • Dokumentin e identifikimit –kopje e letërnjoftimit,
  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Certifikata mbi gjendjen shëndetësore;
  • Certifikata nga Gjykata që nuk është nën hetime (origjinali)

II Kushtet dhe kualifikimi:  

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës ;
  • Përgatitja e mesme shkollore;

III. Detyrat kryesore :  

  1. Të kujdeset për higjienën si në shkollë ashtu edhe në objektet e jashtme të  shkollës
  2. Pastron korridoret e institucionit edukativo-arsimore së paku dy here brenda  një ndërrimi , ndërsa tualetet pas çdo pushimi të orës mësimore
  3. Pastron klasat dhe lokalet tjera në tërësi pas mbarimit të mësimit , bankat dhe  karriget e nxënësve kurse xhamat e dritareve dhe korridoreve çdo një muaj. Xhamat e  zyrave pastrohen çdo javë.
  4. Bën përgatitjen me kohë të mësonjëtoreve , kurse ndezjen e stufave e bën së paku  një orë para fillimit të mësimit
  5. Nuk lejohet ndëshkimi , fyerja apo injorimi i nxënësve gjatë punës apo personelit  tjetër arsimor
  6. Kryen punë tjera që i urdhëron drejtori ,zëvendës drejtori apo zyrtari  administrative I shkollës e që janë në interes për mbajtjen e higjienës në klasë dhe  ambientet tjera të shkollës.

 Afati dhe mënyra e aplikimit  

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në DKA zyra  nr.4 përmes protokollit.

Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Komisioni.  Afati i aplikimit është 15 ditë. Data e njoftimit në ueb faqen: https://konkursi.rks-gov.net/ është prej datës14/04/2022 deri me datën 28/04/2022, ndërsa data e aplikimit është nga data  29/04/2022 deri me datën 06/05/2022. Përveç ueb faqes unike të procedurave të konkurrimit,  konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës:

https://kk.rks-gov.net/dragash/

Shpalljet e ngjashme

16/05/2022