
Përshkrimi
RN00008197
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 25/01/2022
Afati për aplikim: 25/02/2022 - 11/03/2022
Në bazë të nenit 68 dhe 80 të Ligji Nr. 06IL - 114 për Zyrtar Publik, neni 8 paragrafi 1 dhe 2 neni 10 nën paragrafi 2.1, I Ligjit të Punës, nr. 037L-212, si dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.0712017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e marrëdhënies së punës në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpall:
KONKURS PUBLIK
Institucioni: Komuna Shtimes
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit Shtime
Titulli i vendit të punës: Punëtor/e teknik/e, dy (2) pozita
Qëllimi i vendit të punës: Angazhimi i drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirës dhe objekteve të shkollës.
I ShHFMU “Bajram Curri” në Petrovë,
- Një (1) Punëtor/e teknik/e, Nr. Poz. 01
II ShML Profesionale në Shtime,
- Një (1) Punëtor/e teknik/e Nr. Poz. 02 .
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Duhet të respektojë orarin e punës në përpikmëri
- Kryen pastrimin e korridoreve, klasave, nyjave sanitare, kabineteve, zyrave dhe lokaleve tjera të shkollës
- Bën hedhjen e mbeturinave nga pastrimi i lokaleve të shkollës në vende të caktuara për këtë
- Kujdeset për zbatimin e masave sanitare dhe higjienike në lokalet e shkollës
- Është përgjegjëse për inventar dhe mjete të tjera që i përdor dhe gjenden në lokale ku e mbajnë pastërtinë
- Kontrollon hyrjet dhe daljet në objektet të shkollës, mban evidencat lidhur me këtë
- Gjatë orarit të punës së tij i kontrollon të gjitha lokalet e shkollës dhe i evidenton të gjitha parregullsitë në librin e kujdestarisë
- Gjatë orarit të punës së tij e kontrollon objektin dhe rrethin e shkollës dhe kujdeset që të mos ndodh zjarr, vërshime ose plaçkitje
- Në rast të fatkeqësive të ndryshme, është i obliguar që t'u jap ndihmë nxënësve
- Kontrollon hyrjen dhe daljen e automjeteve, punëtorëve dhe nxënësve të shkollës
- Kryen dhe punë tjera që i cakton drejtori.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësinë fizike që kërkohet për pozitën përkatëse.
Periudha provuese: 12 muaj.
Procedurat e Konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Shkollimi i kërkuar: Kandidatët e interesuar për të aplikuar duhet të kenë të përfunduar shkollimin bazikë.
Dokumentet e nevojshme: Certifikatën e shkollimit bazik (kopja e noterizuar) dhe kopjen letërnjoftimit.
Aftësitë/përvoja dhe atributet tjera që kërkohen: Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë aftësi vendimmarrëse, të ketë vetiniciativë dhe të jetë i gatshëm për të marrë përgjegjësi.
Informata të përgjithshme: Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në zyrën DKA-së, Objekti i Komunës së Shtimes rr. “Tahir Sinani” nr. 50. Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do zë shqyrtohen.
Data e njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është prej datës
25.01.2022 deri më datë 24.02.2022 ndërsa data e aplikimit është nga data 25.02.2022 deri më
11.03.2022.