Punëtor/e për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellesit

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini SHA
Publikuar
16/02/2022
Skadon
02/03/2022
Lokacioni
Istog
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.037L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0772017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës
së punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. publikon këtë :

KONKURS

Pozita: Punëtor për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellesit
Ekzekutues: 1 (Një) NJO Istog
Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit.

Detyrat dhe përgjëgjesite

  • Është përgjegjës për furnizim me ujë
  • Organizon punët e ekipeve ne teren, ekipet e mirëmbajtjes, riparimeve si dhe ekipin e instalimin e ujëmatësve.
  • Është përgjegjës disiplinën ne punë
  • Organizon mirëmbajtjen e automjeteve te cilat i ka ne përgjithësi dhe përgjigjet për to.
  • Raporton për çdo prishje ne sistemin e furnizimit me ujë.
  • Përpilon projekt propozime sipas formave te vendosura.
  • Përgjigjet për materialin e vendosur ne teren.
  • Organizon ekipet e mirëmbajtjes për një mirëmbajtje sistematike.
  • Plotëson dhe trajnon ekipet se si duhet te plotësohen formularët e formave tash te vendosura.
  • Përgatit raportet javore dhe mujore.
  • Përgjigjet për kualitetin dhe saktësinë e punëve te kryera.
  • Bashkëpunon me ekipin e Inspektoreve ne rast se Vjenë deri te kontrolli i brendshëm dhe jep përgjithësi për ekipet ne teren.
  • Organizon e ekipet e mirëmbajtjes ne zona te caktuara nga projekti Mirëmbajtja e sistemit te ujit.
  • Përgjegjësi i Furnizimit me ujë përfshirë tërë stafin dhe do të siguroj komunikimin më departamentet tjera dhe klientëve jashtë kompanisë.

Procedurat për aplikim:

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin për punësim dhe të njëjtit t'ia bashkangjitin këto dokumenta:

  • Diplomën e shkollës së mesme
  • Biografinë (CV) e detajuar
  • Letër motivimin
  • Dëshmi të përvojës në punës
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime:

Aplikacionet mund të merren në në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini” Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini” Nr.156 Pejë dhe Web — faqen “ Hidrodrini” Sh. A hidrodrini.com

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës Për të cilën konkurrojnë kandidatët. Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini nr.156 — Pejë. (Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web — faqen hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të Pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU “ Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Shpalljet e ngjashme

Mësimdhënës/e   Deçan
19/05/2022
Elektricist/e   Pejë
17/05/2022
16/05/2022