Punëtor/e për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini SHA
Publikuar
28/02/2022
Skadon
11/03/2022
Lokacioni
Pejë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.03L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0712017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë ,KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. publikon këtë :

KONKURS

Pozita : Punëtor për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit
Ekzekutues: 1 (Një) në Pejë
Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit.

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Te zbatojë me korrektësi dhe përgjegjësi disiplinën në punë dhe zbatimin e detyrave të ngarkuara
  • Te mos kundërshtoje dhe zbatoje, brenda kritereve të caktuara, te gjitha detyrat ditore qe mund ti ngarkohen, brenda profesionit te tij, duke raportuar për realizimin e tyre para eprorit qe i ngarkon ketë detyre konkrete.
  • Të paraqitet në punë me bazën materiale të furnizuar nga Kompania (veshmbathje dhe vegla pune), duke mbajtur përgjegjësi për çdo shkelje të rregullave të caktuara për ketë qellim.
  • Te zbatoje ne çdo kohe, me korrektësi te plote, rregullat e caktuara për masat e sigurimit teknik ne pune, duke mbajtur përgjegjësi për shkeljen e tyre.
  • Për çdo problem qe mund ti linde gjate Zbatimit te detyrës, është i detyruar te njoftoje eprorin qe te japë rruge zgjidhje dhe nuk ka te drejte te mos zbatoje detyrën vetëm për faktin e daljes se problemit. Nuk mund te largohet nga vendi i punës pa realizuar detyrën e ngarkuar pa lejen e Eprorit.
  • Te beje gërmime dhe rimbushje me krahë, kur nevojiten.
  • Te ndihmoje drejtuesin e grupit ne realizimin e detyrave te tij.
  • Te punoje për ngritjen, ngarkim-shkarkimin e materialeve etj
  • Te mbaje vendin e punës te pastër dhe te rregullt.
  • Është përgjegjës për disiplinën ne pune bazuar ne kodin e punës dhe kontratat kolektive, dhe është përgjegjës për sigurinë e punëtoreve dhe publikut.
  • Është përgjegjës për ruajtjen dhe përdorimin e duhur te makinerive, pajisjeve dhe veglave te Kompanisë.
  • Përveç detyrave te mësipërme punëtori kryen edhe detyra te tjera qe mund ti caktohen

Procedurat për aplikim:

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin për punësim dhe të njëjtit t'ia bashkangjitin këto dokumenta :

  • Diplomën e shkollës së mesme:
  • Biografinë (CV) e detajuar
  • Letër motivimin
  • Dëshmi të përvojës në punës
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime:

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore të KRU “Hidrodrini”Sh. A. Rr” Lekë
Dukagjini” Nr.156 Pejë dhe Web - faqen “ Hidrodrini” Sh. A. hidrodrini.com

Aplikacionit bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët. Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini “ nr.156 — Pejë. (Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web — faqen hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim
para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU “ Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Shpalljet e ngjashme

Mësimdhënës/e   Deçan
19/05/2022
Elektricist/e   Pejë
17/05/2022
16/05/2022