Punëtor/e në Nxemje Qendrore

komuna e vushtrrise e1623918908434
QKMF Vushtrri
Publikuar më
12/11/2021
Qyteti
Vushtrri
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 79 dhe 80 të Ligjit Nr.067L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.031L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.0772017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr.818 të datës 05.10.2021, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, rishpallë:

KONKURS

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë:
Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrri

Titulli i vendit të punës:
Punëtor në Nxemje Qendrore — në QKMF Vushtrri.

Numri pozitave: Një (1):
Titulli i mbikëqyrësit: Shef i Shërbimit Teknik në QKMF Vushtrri:
Grada/Koeficienti: 4.00
Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar
Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj:
Orët e punës: 40.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:

  • Kujdeset për funksionim të rregulltë të nxemjes qëndrore:
  • Mirëmban pajisjet si dhe sistemin e nxehjes:
  • Kujdeset për pranimin, kontrollimin e sasisë së karburanteve, vajrave dhe raporton për të njëjtat
  • Jashtë sezonit të nxehjes përgatit sistemin për funksionim
  • Jashtë sezonit të nxehjes, Këshilli Drejtues i QKMF-së i obligon me detyra të tjera që ndërlidhen me nevojat teknike të QKMF-së, mos kryerja e së cilave paraqet shkelje të detyrave dhe obligimeve të punës
  • Sipas urdhrit të Shefit të shërbimit Teknik kryen edhe punët tjera
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Shërbimit Teknik.

Kualifikimi profesional, aftësite

  • Diplomë e Shkollës së Mesme:

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje)
  • Diploma e Shkollës së Mesme (kopje)
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (kopje)
  • Letërnjoftimi (kopje).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 12.11.2021 deri 26.11.2021.

Paraqitja e kërkesave

Paraqitja e kërkesave:

Të gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga veb faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe te plotesuara ti dorezojne ne Qendren per Sherbim me Qytetarë në Komunën e Vushtrri

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.1272018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444,

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë dhe ne linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

23/11/2021
22/11/2021
Punëtor/e Teknik/e   Kaçanik
19/11/2021