Punëtor/e ndihmës/e (7)

rahovec
Komuna e Rahovecit
Publikuar më
25/09/2020
Qyteti
Rahovec
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, neni 8, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Nr.04/L-032,të datës 29.08.2011, nenit 34 dhe 35, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr.03/L-068,neni 5,paragrafi c, Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:

Konkurs

Për plotësimin e vendeve të lira të punës me punëtor/e ndihmës/e në shkollat:

  1. SHFMU “Skënder Kastrati” Radoste
    Një punëtor/e ndihmës/e.
  2. SHFMU”Isa Boletini” në Rahovec
    Dy punëtor/e ndihmës/e.
  3. SHFMU” Lidhja e Prizrenit” në Opterushë
    Një punëtor/e ndihmës/e.
  4. SHFMU”Haki Stërmilli” në Zoqgishtë paralelja e ndarë në Retijë
    Një punëtor/e ndihmës/e.
  5. SHFMU”Sadedin Hajda” në Rahovec
    Një punëtor/e ndihmës/e.
  6. SHFMU”Heronjtë e Kosovës” në Hocë e Vogël
    Një punëtor/e ndihmës/e.

Kushtet e konkursit:

Të drejtë konkurimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës kandidatët që janë të interesuar për këtë vend pune.

Kandidatët e interesuar duhet të sjellin në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Rahovec këto dokumente:

  • Kërkesën.
  • Ekstraktin e lindjes.
  • Certifikatën mbi gjendjen shëndetësore.
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime.
  • Diplomën e shkollës së kryer.

Informata shtesë:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes .

Intervistimi i kandidatëve do të bëhet me 09.10.2020 në ora 10.00 në zyrat e DKA-së në Rahovec

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Punëtor/e Teknik/e   Gjakovë
22/10/2020
22/10/2020
Ndihmës serviser   Prishtinë
21/10/2020
Mësimdhënës/e (2)   Malishevë
20/10/2020