
Përshkrimi
RN00008409
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 14/02/2022
Afati për aplikim: 16/03/2022 - 25/03/2022
Duke u bazuar ne nenin 67 dhe 68 te ligjit të zyrtareve Publik Nr. 06JL-114, nenit 8 te ligjit të Punës nr. 03L-212 dhe Udhëzimit Administrativ nr. 0772017, shpall:
KONKURSI JASHTEM
Titulli i vendit të punës:
- 1 punëtor ndihmës në SHML “Luigj Gurakuqi” në Klinë,pozitë e lirë
- 1 punëtor ndihmës në SHFMU “Atë Shtjefën Gjeqovi” në Zllakuqan, pozitë e lirë
Koeficienti: 4
Kualifikimi: Shkolla e mesme
Lloji i pozitës : i karrierës
Me orar të plotë- PO
Përshkrimi i detyrave punuese:
- Punëtori ndihmës kujdeset për mirëmbajtjen pastërtinë dhe rregullimin e të gjitha hapësirave shkollore të përcaktuara nga drejtori:
- Të tregojë respekt, sjellje kolegiale dhe jodiskriminuese ndaj bashkëpunëtorve me të cilët punon
- I punësuari është i obliguar të respektoi kodin e veshjes dhe sjelljes, të përcaktuar me rregulloren komunale dhe rregulloret e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nenligjore, etj.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Aplikacioni i punësimit
- Kopja e dokumentit te identifikimit (letërnjoftimi)
- Diploma e vërtetuar te noteri publik
- Certifikata e diplomimit jo më e vjetër së gjashtë muaj e vërtetuar të noteri
- Certifikata qe nuk është nën hetime
- Certifikata e lindjes.
Mënyra e aplikimit: - Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet në kopje fizike se bashku me formularin e aplikimit ne Drejtorin e Arsimit . Formulari i aplikimit mund te shkarkohet nga linku.rks-gov.net
Rekrutimi: intervista me shkrim dhe goje dhe përzgjedhjen e kandidateve do te beje Komisioni i përzgjedhur nga DKA
Themelimi i marrëdhënies se punës: - Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit te kontratës se punës
Aplikimi ne konkurs: - Afati i aplikimit fillon nga data 16-03-2022 deri me 25-03-2022, ora 16:00.
Rezultatet shpallen në ueb faqen e komunës.