Punëtor/e mirëmbajtës/e i/e ngrohjes Fokist (4)

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
26/04/2021
Qyteti
Gjilan
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67 dhe 68, Ligjit I Punës nr. 03/L-212 si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Gjilanit shpall:

K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Institucioni : Komuna e Gjilanit
Drejtoria : Drejtoria e Arsimit
Titulli i vendit të punës : Mirëmbajtës të ngrohjes (Fokist),
Koeficienti : 4
Numri i pozitave : 4
Orari i punës: 40 orë në javë
Raporton: Udhëheqësit të drejtpërdrejt
Periudha e Kontratës: Me afat të pacaktuar

Pozita: Mirëmbajtës(Fokist) katër (4 ) pozita

  • Një (1) punëtor/e mirëmbajtës/e i/e Ngrohjes (Fokist) – SHMAT “Arbëria”
  • Një (1) punëtor/e mirëmbajtës/e i/e Ngrohjes (Fokist) – SHFMU “Selami Hallaçi”
  • Një (1) punëtor/e mirëmbajtës/e i/e Ngrohjes (Fokist) – IP ”Integj” Gjilan
  • Një (1) punëtor/e mirëmbajtës/e i/e Ngrohjes (Fokist) – SHFMU “Thimi Mitko”

Detyrat dhe përgjegjësitë e Fokistit (mirëmbajtës i ngrojës ) : 

  • Fokisti ka për detyrë të kujdeset për ngrohjen në shkollë, si në shkollat që ngrohen me stufa me dru, thëngjill apo pelet;
  • Gjatë orarit të punës së tij e kontrollon objektin e shkollës dhe kujdeset që të mos ndodh zjarr, vërshime ose plaqkitje.
  • Për shkak të punës së tij specifike sezonale, është i obliguar që përveç punëve të tij të furnizimit, ndezjes dhe mirëmbajtjes së sistemit të nxemjes së objektit apo të ndezjes e mirëmbajtës së stufave gjatë sezonit dimëror, të jetë në vendin e punës gjatë gjithë vitit kalendarik, pasi kujdeset edhe për mirëmbajtjen e kopshtit si dhe të kryej punë shtesë të cilat kërkohen nga menaxhmenti i shkollës.

Kushtet e përgjithshme në të gjitha pozitat e kërkuara:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm
  • Të ketë certifikatë të trajnimit për Fokist – Mirëmbajtës i ngrohjes

Dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim:

  • Formulari i aplikimit i cili merret dhe dorëzohet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë;
  • Certifikata e lindjes;
  • Dokumenti personal – letërnjofimi ose pasaporta (kopje)
  • Dëshmi mbi kualifikimin; Shkolla e Mesme
  • Certifikatë që nuk jeni nën hetime;
  • Certifikata mbi gjendjen shëndetësore.
  • Certifikatë trajnimit për Fokist-mirëmbajtës

Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

Informata të përgjithshme: 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 26.04.2021 deri me 10.05.2021

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund t’i marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo t’i shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara t’i dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Gjilanit.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.

Listime të ngjashme

19/07/2021