Punëtor/e i/e Mirëmbajtjes së Objektit

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini SHA
Publikuar
17/02/2022
Skadon
03/03/2022
Lokacioni
Istog
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 037L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0772017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. publikon këtë :

KONKURS

Pozita: Punëtor/e i/e Mirëmbajtjes së Objektit
Ekzekutues: 1 (Një) NJO Istog

Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit,

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Te zbatojë me korrektësi dhe përgjegjësi disiplinën në punë dhe zbatimin e detyrave te ngarkuara
  • Te paraqitet ne pune me bazën materiale te furnizuar nga Kompania (veshmbathje dhe vegla pune) duke mbajtur përgjegjësi për çdo shkelje te rregullave te caktuara për ketë qellim
  • Te zbatoje ne çdo kohe, me korrektësi te plote, rregullat e caktuara për masat e sigurimit teknik ne pune, duke mbajtur përgjegjësi për shkeljen e tyre
  • Te punoje për pastrimin dhe sigurin e objektit
  • Te punoje për ngritjen, ngarkim-shkarkimin e materialeve etj
  • Te mbaje vendin e punës te pastër dhe te rregullt
  • Është përgjegjës për disiplinën në punë bazuar ne kodin e punës dhe kontratat kolektive
  • Është përgjegjës për ruajtjen dhe përdorimin e duhur te makinerive, pajisjeve dhe veglave te Kompanisë
  • Përveç detyrave te mësipërme punëtori kryen edhe detyra te tjera qe mund ti caktohen nga mbikqyrësis

Procedurat për aplikim :

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin për punësim dhe të njëjtit t'ja bashkangjitin këto dokumenta:

  • Biografinë (CV) e detajuar
  • Letër motivimin
  • Dëshmi të përvojës në punës
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime,

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore të KRU “Hidrodrini” Sh. A. Rr ”Lekë Dukagjini” Nr.156. Pejë dhe Web — faqen “Hidrodrini” Sh. A. hidrodrini.com

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.

Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “' Hidrodrini”' Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini nr.156 — Pejë. (Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web — faqen hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU “Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Shpalljet e ngjashme

22/05/2022
21/05/2022
Mekanik   Pejë
18/05/2022
Elektricist/e   Pejë
18/05/2022