Punëtor/e Higjiene

TERMOKOS
Termokos
Publikuar më
23/02/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, NP “Termokos” SH.A,shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË  PUNËS

Titulli i pozitës: Punëtor Higjiene - një (1) vend pune

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Është përgjegjës për higjienën e zyrave të punës dhe hapësirës tjetër punuese të ndërmarrjes;
  • Pastron dhe kujdeset për inventarin e objektit;
  • Me kohë kërkon materialin e nevojshëm për pastrim;

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Shkolla e mesme ose fillore;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekip, të jetë fleksibil në ndryshime dhe orar, si dhe ta përballojë punën nën presion.

Informatë për procedurën e konkurrimit

Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:

  • Aplikacionin e plotësuar.
  • Dëshminë e kualifikimit shkollor.
  • Certifikatën nga Gjykata që nuk jeni nën hetime (valide dhe origjinale).
  • Dokumentin e identifikimit - letërnjoftimi i fotokopjuar.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të NP ”Termokos’’Sh.A, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 23.02.2021 deri me datë 09.03.2021 si datë e mbylljes së konkursit. Aplikantët e interesuar kërkesën për aplikim me dokumentacion të rregullt, duhet ta paraqesin në arkivin e NP ”Termokos’’Sh.A., Rr. 28 Nëntori nr. 181, në Prishtinë, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30. Aplikacioni mund të shkarkohet nga webfaqja e “Termokos”-it www.termokos.org apo mund të merret në zyrat e ndërmarrjes. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit: 038/ 541-780.

Shpallja e plotë.