Punë praktike me pagesë për juristë të diplomuar (2)

Checchi and Company Consulting
Checchi and Company Consulting
Publikuar më
29/12/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

NJOFTIM

Mundësi për punë praktike për juristë të diplomuar në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për deri dy juristë të diplomuar të Universiteteve publike dhe private, të akredituara në Republikën e Kosovës.  Puna praktike do të mbahet në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale dhe në institucione të ndërlidhura me drejtësinë komeciale, partnerë të projektit, me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.

Rreth Programit Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt pesë vjeçar, dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat që do të zvogëlojnë mundësitë për korrupsion, do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të përmirësojnë kapacitetin e gjykatave mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi gjithashtu do të punojë me institucione relevante në  ndërtimin e  profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat; pastaj, rritjes  së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.  Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë.

Kandidatët duhet të kenë:

  • Diplomen bachelor në drejtimin juridik, diploma e studimeve post-dimplomike (master) është me përparsi
  • Shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor
  • Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim
  • Pervojë pune në zyre ligjore, ose si ndihmes/e juridike

Dokumentet e kërkuara:

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV në gjuhë angleze
  • Letër motivimi për interesimin ne fushën e të drejtës komerciale në gjuhën angleze
  • Diplomën e studimeve të përfunduara
  • Letër rekomandimi nga punëdhenesit ose profesoret

Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën kosovocja@checchiconsulting.com.

Data e fundit e aplikimit është 04 janar 2021 ora 16:00.

Shënoni “Intern” në titullin e e-mail-it.  Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do te kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

Listime të ngjashme

20/01/2021
Roje   Pejë e re
20/01/2021
Inxhinier i Mekanikës   Pejë e re
20/01/2021
20/01/2021
Operator Vinçi   Drenas
19/01/2021