Punë praktike me pagesë juridik

Inject e1612087732430
Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - INJECT
Publikuar më
21/12/2021
Skadon
31/12/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-INJECT, u krijua për të fuqizuar ligjërisht gratë dhe për të avokuar tek institucionet për mbrojtjen e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të grave. Sundimi i ligjit, llogaridhënia, transparenca, ngritja e kapaciteteve të institucioneve të rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, fuqizimi i grupeve të margjinalizuara dhe ngritja e vetëdijes sociale, janë fushat ku ne kontribuojmë për të arritur vizionin tonë. INJECT u themelua në vitin 2018.

Punë praktike me pagesë

Në kuadër të projektit “Women's rights are human rights. Protect them!” të mundësuar nga Balkan Trust for Democracy and the Royal Norwegian Embassy në Beograd, INJECT planifikon që të angazhojë praktikantë/e.

Kush mund të aplikojë?

Ato/a të cilët janë në vitin e fundit të studimeve apo që kanë përfunduar studimet në juridik.

Aftësitë e kërkuara:

  • Të posedojë aftësi të shkëlqyera në të shkruar;
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit, përfaqësimit dhe koordinimit;
  • Gatishmëri për të punuar në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe të paanshme;
  • Ta njoh gjuhën angleze është përparësi

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Praktikantët punojnë ngushtë me stafin e INJECT në fushat e mëposhtme:

  • Harton dokumente të ndryshme gjyqësore dhe shtojcave me kërkesë të zyres ligjore,
  • bënë kërkime ligjore spas nevojes dhe asiston në aktivitetet dhe implementim të projekteve,
  • hulumton legjislacionin në fuqi që ndërlidhet me rastet e paleve,
  • bënë pranimin dhe intervistimin e palëve,
  • vëzhgon dhe merr pjesë në takimet e pales dhe seancave gjyqësore,
  • kryen biseda telefonike me palet për të identifikuar çështje e mundëshme ligjore dhe për të marrë informacione të nevojshme,
  • kryen detyrat themelore administrative si pranimi i thirrjeve, organizimi i takimeve etj.
  • kryen detyra të tjera të caktuara nga koordinatorja e projektit.

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe Letër Motivimi, dhe asesi mos harroni që në subject të shenoni “Aplikim për punë praktike” në adresën:

info@inject-ks.org  

Afati i fundit për aplikim është 31 dhjetor 2021

Ju lutemi vini re:

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Ne nuk diskriminojmë në bazë të kategorive të mbrojtura sipas ligjit vendor. INJECT, për kualifikimin e njejtë, përparësi ju jep vajzave dhe grave dhe pjesëtarve të komuniteteve pakicë!

 

Listime të ngjashme