
Përshkrimi
NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE –3POZITA
Organizata jo-qeveritare “National Center for State Courts (NCSC)” ofron mundësi për punë praktike me pagesë për 3 studentë apo të diplomuar të fakulteteve juridike të akredituara në Kosovë. Mundësia për punë praktike është e hapur në kuadër të Programit “Drejtësia vlen” dhe puna realizohet në Zyret Mobile të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në Skenderaj, Kamenicë dhe Malishevë. Kohëzgjatja e punës është tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi për tre (3) muaj të tjerë.
Mbi Programin Drejtësia Vlen
Drejtësia vlen është një program tre vjeçar për qasjen në drejtësi, i financuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe menaxhohet nga National Center for State Courts (NCSC) për të përmirësuar qasjen në drejtësi për të gjithë, përfshirë grupet e pafavorizuara dhe të margjinalizuara, duke forcuar sistemet dhe shërbimet për ndihmë juridike falas dhe ofrimin e informative mbi ndihmën juridike falas.
Studenti/ja i/e përzgjedhur do të mbështesë zyrën mobile të ANJF-së në Skenderaj, Kamenicë, apo Malishevë në kryerjen e punëve profesionale dhe administrative. Përgjegjësitë e praktikantit/ës do të përfshijnë asistimin e stafit të ANJF-së në intervistimin e palëve dhe vendosjen e të dhënave të palëve ne databazë, përpilimin e shkresave dhe kryerjen e punëve të tjera administrative. Përveç kësaj, studenti/ja i/e përzgjedhur do të ndihmojë stafin e programit për të planifikuar ngjarje (p.sh. punëtori, takime informuese me qytetarët) në kuadër të programit.
Kandidati/ja duhet të kenë:
- Shkathtësi të mira në hulumtim dhe shkrim ligjor dhe vëmendje në detaje;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;
- Aftësi në komunikim me publikun;
- Fleksibilitet për punë në teren;
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze dhe zotërim të mirë të njërës nga gjuhët zyrtare të Kosovës.
- Preferohen aplikacionet nga studentët e vitit të tretë dhe katërt ose student të programit master.
Dokumentet e kërkuara
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:
- CV-ja;
- Esenë me të cilën përshkruani se pse është e rëndësishme qasja në drejtësi për të gjithë;
- Certifikata e notave
Për të aplikuar dërgoni me email dokumentet e kërkuara në adresën e e-mailit info@ncsc-ks.org me subjektin “NCSC Justice Matters Internship” deri më 28 Tetor 2020.
Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet lidhur me këtë përzgjedhje dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar NCSC apo USAID do të rezultojë në diskualifikim të menjëhershëm.