
Përshkrimi
THIRRJE PËR APLIKIM
Punë praktike në Trepça Sh.A
INFORMATA RRETH PROGRAMIT DHE DETYRAVE
- Kohëzgjatja e angazhimit: 6 muaj
- Pozita të lira (180)
- Orari i punës: Me kohë të plotë: (5 ditë në javë)
- Vendi i punës: Trepça Sh.A - Njësia biznesore Minierat me Flotacion Stantërg
Puna praktike do të kryhet në tri (3) grupe, secili grup do ti ketë nga gjashtëdhjetë (60) praktikantë.
- Grupi i parë do të filloj me datën 01.07.2022.
- Grupi i dytë do të filloj me datën 01.12.2022
- Grupi i tretë do të filloj me datën 01.06.2023
Trepça Sh.A siguron nga 100 euro në muaj për punën praktike, transportin dhe ushqimin. Pas punës praktike secili kandidatë do ti nënshtrohet një testi me shkrim dhe nëse tregohet i suksesshëm do të paijset me certifikat nga Trepça Sh.A.
Vërejtje: Puna praktike nuk do të thotë punësim.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT
Kandidatët për pozitat e lartëcekura duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- CV-në;
- Dokumentacionet e parapara (dëshmitë e kualifikimit profesional);
- Certifikatën (dëshminë) nga gjykata kompetente që dëshmon se nuk është nën hetime jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
- Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në Arkivin e Trepça Sh.A, në Menaxhmentin e Trepça Sh.A, Parkun Industrial në Mitrovicë çdo ditë pune nga ora 9 deri në ora 15:00.
Afati i konkursit për punë praktike është i hapur 15 ditë nga data e publikimit në webfaqen e Trepça Sh.A.
Për informata shtese: www.trepcacorporation.com si dhe e-mail adresa: contact@trepcacorporation.com
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë