Psikolog/e (4), Zyrtar/e administrativ/e (5)

komuna suhareke 150x150 1
Komuna e Suharekës
Publikuar më
17/09/2020
Qyteti
Suharekë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës nr.03, L-212, nenit 35 të Ligjit për arsimin parauniversitar në
Republikën e Kosovës me nr. 04, L-032 , nenit 5 të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr, 037 L-068 ,UA.MASHT-nr.26) 2013, UA.MASHT-nr.3472014 Funksionalizimi i shërbimit profesional pedagogjikë-psikologjik, Udhëzimit administrativ, MPMS) nr.0772017 për rregullimin e procedurave për themelimin e mardhënies së punës në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

SHFMU ”Naum Veqilharxhi” në Mohlan
Vendi i punës: Psikolog/e shkolle me plotësim norme në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në
Budakovë, SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël, SHFMU “Ismet Jashari-Kumanova”në Javorë dhe
SHFMU ” Besim Ndrecaj” në Maqitevë
Paga Mujore: Koeficienti 6
Periudha provuese: Gjashtë muaj

SHFMU ”Dëshmorët e Tivarit” në Peqan
Vendi i punës: Psikolog/e shkolle me plotësim norme në MU “Bajram Curri” në Nishor,
SHFMU” Hasan Prishtina” në Semetisht, SHFMU “Xhavit Sylaj” në Sllapuzhan, SHFMU “Flamuri
i Arbrit” në Reshtan dhe SHFMU ”28 Nëntori” në Doberdelan
Paga mujore: Koeficienti 6
Periudha provuese: Gjashtë muaj

SHFMU ”Shkëndija” në Suharekë
Vendi i punës: Psikologje shkolle me plotësim norme në SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë dhe
SHFMU ”17 Shkurti” në Shirokë.
Paga Mujore: Koeficienti 6
Periudha provuese: Gjashtë muaj

SHFMU "Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc
Vendi i punës: Psikolog/e shkolle me plotësim norme në SHFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë,
SHFMU “GJ.K. Skenderbeu” në Sallagrazhdë, SHFMU” Migjeni” në Gjinoc dhe SHFMU “Drita”
në Gelancë.
Paga Mujore: Koeficienti 6
Periudha provuese: Gjashtë muaj

Detyrat kryesore të punës për psikolog/e:

  • Të vlerësoj dhe interpretoj çështjet që kanë të bëjne me procesin e të nxënit dhe zhvillimin psikologjik, social, dhe emocional të nxënësve;
  • Të ofroj ndihmë në tejkalimin e vështiresive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë;
  • Të ofrojë ndihmë në identifikimin e nxënësve me vështirësi në të nxënë dhe nxënësve të talentuar;
  • Të zhvilloj intervista me nxënës, mësimdhënës e prindër, vëzhgime e procedura të ndryshme, me qëllim të vlerësimit objektiv, dhe propozon e zbaton masa për intervenime psiko-edukative individuale në grupe
  • Të mbajë lidhje me arsimtarët lidhur me nxënësit të cilët kanë nevojë për ndihmë ose kanë probleme personale
  • T'i këshilloj nxënësit, të cilët kanë nevojë për ndihmë në mësim, punë vazhduese, këshilloj për zgjidhjen e profesionit ose të cilët kanë nevojë për këshilla për të tejkaluar problemet personale
  • Të përgadit raporte mujore dhe vjetore për drejtorin e shkollës
  • Të angazhohet në dy e më tepër shkolla, sipas nevojes (aty ku numri i nxënësve është më i vogël)
  • Të angazhohet në komisionet profesionale
  • Të kryej dhe detyra tjera të caktuara nga drejtori dhe ato të përcaktuara me akte normative.

Kualifikimi: Fakulteti Filozofik-drejtimi psikologjise sipas UA. MASHT nr. 3472014

SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan me plotësim norme në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë dhe SHFMU “Besim Ndrecaj” në Maqitevë.
Vendi i punës: Zyrtar/e administrativ/e (sekretar/e)
Paga mujore: Koeficienti 6.3
Kohëzgjatja e kontratës : Për periudhë të pacaktuar, me orar të plotë
Periudha provuese : Gjashtë muaj

SHFMU “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan me plotësim norme në SHFMU ” Xhavit Sylaj” në Sllapuzhan dhe SHFMU “Ismet Jashari-Kumanova” në Javor.
Vendi i punës: Zyrtar/e administrativ/e (sekretar/e)
Paga mujore: Koeficienti 6.3
Kohëzgjatja e kontratës : Për periudhë të pacaktuar, me orar të plotë
Periudha provuese : Gjashtë muaj

SHFMU “Hasan Prishtina” në Semetisht me plotësim norme në SHFMU “Bajram Curri” në Nishor dhe SHFMU “Drita” në Gelancë.
Vendi i punës: Zyrtar/e administrativ/e (sekretar/e)
Paga mujore: Koeficienti 6.3
Kohëzgjatja e kontratës : Për periudhë të pacaktuar, me orar të plotë
Periudha provuese: Gjashtë muaj

SHFMU “V. P. Shkodrani” në Leshan me plotësim norme në SHFMU ”28 Nëntori” në Dobërdelan.
Vendi i punës: Zyrtar/e administrativ/e (sekretar/e)
Paga mujore: Koeficienti 6.3
Kohëzgjatja e kontratës : Për periudhë të pacaktuar, me orar të plotë
Periudha provuese : Gjashtë muaj

SHFMU “Kongresi i Manastirit” në Studenqan me plotësim norme në SHFMU “Rilindja” në
Nëpërbisht.
Vendi i punës: Zyrtar/e administrativ/e (sekretar/e)
Paga mujore: Koeficienti 6.3
Kohëzgjatja e kontratës: Për periudhë të caktuar (deri në përfundimin e manadatit të drejtorit të
shkollës), me orar të plotë
Periudha provuese: Gjashtë muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdeset për zbatimin e dispozitave dhe akteve tjera juridike ne institucioni arsimor,
  • Ndihmon drejtorin e shkollës lidhur me organizimin dhe administrimin e aktiviteteve në shkollë,
  • Shkruan shkresa, vendime dhe akte tjera të rëndësishme për shkollën,
  • Udhëheq punët administrative, financiare dhe teknike në institucionet shkollore,
  • Kujdeset për arkivin e shkollës, sistemimin e dosjeve të punëtoreve, kontratat e punës, librin e regjistrimit të punëtorëve,
  • Përgatit ndryshimet mujore sipas nevojës për listen e pages për punëtorët .
  • Kryen dhe detyra të tjera të cilat ia cakton drejtori i shkollës.

Kualifikimi: Fakulteti Juridik ose Ekonomik

Dokumentacioni i nevojshem për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
  • Diplomat e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj (fotokopje ) e vërtetuara tek noteri.
  • Ekstrakti i lindjes
  • Letërnjoftimin (fotokopje)
  • Dëshmia e përvojës së punës (nëse ka)
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime

Dokumentet e kompletuara dorëzohen të fotokopjuara të vertetuara nga noteri, ndërsa dokumentet origjinale prezantohen në intervistë, Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni. Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren Pritëse në Komunën e Suharekës. Afati i konkurrimit 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë.

Për orarin e testimit me shkrim dhe intërvistimit me gojë do të informoheni në faqen zyrtare të
Komunës së Suharekës dhe tabelën e shpalljeve të DKA-së.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Zyrtar/e i/e Depos   Prishtinë e re
19/10/2020
15/10/2020
15/10/2020