Psikolog/e (3)

komuna istog e1558652144905
Komuna e Istogut
Publikuar më
22/04/2021
Qyteti
Istog
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 67 dhe 68, të Ligjit Nr.06, L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 5 pika ce
Ligjit Nr.037L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës ,nenit 37 të Ligjit Nr.04,L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, si dhe në harmoni me Udhëzimin Administrativ MASHT Nr.3472014 Funksionimi Shërbimit Pedagogjik- Psikologjik në Shkolla, Drejtori Komunal i Arsimit në Istog shpallë këtë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Psikolog

Institucioni: Komuna e Istogut
DepartamentifDrejtoria: Drejtoria Komunale e Arsimit
Lloji i pozites: Nënpunës i Shërbimit Publik
Numri i pozitave: (3) Tre
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: 6
Kohëzgjatja : I/e karrierës (Punë provuese 6 muaj)

Detyrat dhe përgjegjësitë për vendin e punës:

  • Psikologu ka detyrë të kontribuojë në lehtësimin e procesit të të nxënit dhe promovon
    zhvillimin kognitiv, emocional social dhe personal të nxënësit
  • Psikologu ofron ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akteret në shkollë
  • Psikologu punon me nxënës për të zhvilluar strategji efektive të të nxënit, zhvillim social e personal të nxënësit
  • Psikologu bashkëpunon me mësimdhënës, prindër dhe komunitetin
  • Psikologu ofron konsultime me mësimdhënës, prindër dhe komunitetin me qëllim të shëndetit sa me të mirë të nxënësve.
  • Psikologu bashkëpunon me institucione profesionale të shkollës, institucione të tjera sociale dhe shëndetësore dhe organizata të tjera me qellim të përvetësimit të praktikave të mira.

Për vendin e punës psikolog, kërkohet përgatitje shkollore e nivelit master në Fakultetin Filozofik, degën e Psikologjisë - drejtimi: Psikologji shkollore dhe këshillim, (apo siç është rregulluar me UA 2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtoreve profesional).

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV),
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 muaj,
  • Kopja e diplomës e vërtetuar, ose certifikata në vend të diplomës, e vërtetuar, jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh.
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet te i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologji
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 21.04.2021 deri 05.05.2021

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës,
zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës,
po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje i vërtetuar, Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të
kërkon origjinalin në intervistë.

Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk
kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai cili arrin pas afatit nuk do të
shqyrtohet.

Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet.