Psikolog/e

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
komuna e Klinës
Publikuar më
30/08/2021
Qyteti
Klinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06JL-114, nenit 67 dhe 68, nenit 8te ligjit të punës Nr. 034L-212, Ligjit Nr. 04)L-032 për Arsimin Parauniverzitar në Republikën e Kosovës si dhe UA nr. 3472014për funksionimin e shërbimit pedagogjik-psikologjik në shkolla dhe UA 0772017, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Shpall

KONKURS PUBLIK
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Titullii punës: Psikolog në SHFMU “ Avni Zhabota” Shtupel dhe SHFMU “Ymer Berisha” Siqevë
Numri i kërkuar: 1
Lloji i pozitës: i karrierës
Koeficienti: 6

Përgatitja profesionale e kërkuar: sipas UA 3472014- funksionimi i shërbimit pedagogjik psikologjik në shkolla

Përshkrimi i detyrave punuese:

  • Ofron ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike në të gjithë akterët në shkolla
  • Vlerëson dhe interpreton çështje që kanë të bëjnë me procesin e të nxënit dhe zhvillimit kognitiv, social, personal dhe emocional të nxënësve
  • Bashkëpunon me organet e shkollës dhe institucionet tjera profesionale
  • Merr pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe aktiviteteve tjera në shkollë
  • Detyra tjera përkatëse sipas urdhrit të drejtorit të cilit edh3e i përgjigjet për punën e vet

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Aplikacioni i punësimit
  • Kopja e dokumentit te identifikimit (letërnjoftimi)
  • Diploma e vërtetuar te noteri publik
  • Certifikata e diplomimit jo me e vjetër se gjashte muaj e vërtetuar te noteri
  • Certifikata qe nuk eshët nen hetime
  • Certifikata e lindjes.

Mënyra e aplikimit:

Dokumentacioni i aplikimit , dorëzohet ne kopje fizike se bashku me formularin e aplikimit ne Drejtorin e Arsimit .

Rekrutimi:

Intervista me shkrim dhe gojë dhe përzgjedhjen e kandidateve do te bëje Komisioni i përzgjedhur nga DKA

Themelimi i marrëdhënies se punës:

Marrëdhëniu e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit të kontratës se punes

Aplikimi ne konkurs:

Afati i aplikimit fillon nga data 28/08/2021 e deri me dt. 11/09/2021, ora 16.00.

Rezultatet shpallën në ueb faqen e komunës.

Prano njoftimet me email