Psikolog/e (2), Pedagog/e

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
13/08/2021
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për zyrtarët publikë, nenit 8 të Ligjit të punës Nr.03/L-212, nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, nenit 5 pika(c) të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-itNr. 05/2021, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm si dhe Udhëzimit Administrativ MASHT Nr.34/2014 Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik-Psikologjik në shkolla, më datë 14.07.2021 shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK

1.  Titulli i vendit të punës: PSIKOLOG
Numri i pozitave: Dy (2)
Drejtoria për arsim dhe kulturë
Njësia/sektori:
1. SHFMU ‘’Qamil Ilazi”, “ 7 Shtatori” dhe “Agim Bajrami”
2. SHFMU “Nazmi Osmani” dhe “Ali Asllani”

Përshkrimi i përgjithshëm i detvrave të punës

  • Psikologu ka detyrë të kontribuojë në lehtësimin e procesit të të nxënit dhe promovon zhvillimin kognitiv, emocional, social dhe personal të nxënësit
  • Psikologu ofron ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë
  • Psikologu punon me nxënës për të zhvilluar strategji efektive të të nxënit, zhvillimit social e personal të nxënësit
  • Psikologu bashkëpunon me mësimdhënës, prindër dhe komunitetin
  • Psikologu afron konsultime me mësimdhënës, prindër dhe komunitetin me qëllim të shëndetit sa më ë mirë të nxënësve
  • Psikologu bashkëpunon me institucione profesionale të shkollës, institucione të tjera sociale dhe shëndetësore dhe organizata të tjera me qëllim të përvetësimit të praktikave të mira.

2. Titulli i vendit të punës: PEDAGOG
Numri i pozitave: Nië (1)
Drejtoria për arsim dhe kulturë
Njësia/sektori: SHFMU ‘’Emin Duraku”

Përshkrimi i përgiithshëm i detvrave të punës

  • Planifikimin, programin dhe organizimin e punës edukative - arsimore
  • Mbështetjen e hartimit dhe zbatimit të planit zhvillimor të shkollës Koordinimin e punës së aktiveve personale, planprogramin e mësimdhënësve
  • Përkrahjen e klubeve të nxënësve, këshillat e prindërve dhe organet apo këshillat e tjera të shkollës
  • Merr pjesë në hulumtimin e nevojave arsimore, në hartimin dhe zbatimin e projekteve shkollore
  • Përcjellë dhe inkurajon futjen e risive dhe praktikave të mira pedagogjike
  • Pedagogu vepron në realizim të efektshëm të procesit edukativo-arsimor
  • Pedagogu ndihmon dhe udhëzon mësimdhënësit në zbatimin e metodologjive ndërvepruese të mësimdhënies duke promovuar filozofinë me nxënësin në qendër përmes ndihmës për implementimin e nxënies në bashkëpunim me mësimdhënësit duke i ndihmuar ata në përgatitjen e modeleve arsimore, planeve ditore dhe aspekteve të tjera të veprimtarisë arsimore.

Kërkesat e përgjithshme për pnranimin e zyrtarëve publik ianë:

- Të jetë_shtetas i_Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe këto kërkesa:

Për vendin e punës Psikolog, kërkohet përgatitje shkollore e nivelit master në degën e Psikologjisë- drejtimi: Psikologji shkollore dhe Këshillim, të Fakultetit filozofik ( apo siç është rregulluar me UA 25/2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional)

Për vendin e punës Pedagog, kërkohet përgatitje shkollore e nivelit master në degën e Pedagogjisë të fakultetit filozofik përkatësisht Fakultetin e Edukimit, studimet katërvjeçare në Degën e Pedagogjisë apo siç është e rregulluar me UA 25/2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional)

Kohëzgjatja e emërimit: pa afat të caktuar

Formularët e aplikimit mund të merren në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe web-faqen komunale si dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë ku edhe dorëzohen.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar nrej datës 13.08.2021 deri më 27.08.2021

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të bashkangjitin edhe dokumentacionin si në vijim:

  1. Kopjen e vërtetuar të Diplomës, për nivelin përkatës të kualifikimit
  2. Kopja e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes, dëshminë se nuk është nën hetime
  3. Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )
  4. Dëshminë për përvojën e punës nëse ka (nuk është obligative);

Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe web-faqen komunale

“Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”;

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”; Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.

Listime të ngjashme

08/10/2021